Fondi i të Drejtës Humanitare ka bërë një apel për të ngritur një memorial për civilët shqiptarë të vrarë nga forcat ushtarake e policore të Serbisë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999 e të varrosur fshehtas, për t’i fshehur gjurmë e krimit, në varrezat masive në Batajnicë të Beogradit. FDH, themelues i të cilit është humanistja serbe Natasha Kandiq, duke theksuar se memoriali do ta mbante të gjallë kujtimin e dinjitetshëm për këto viktima, ka treguar se disa nga viktimat u vranë në fshatin Lubizhdë të Hasit në rajonin ku vepronte brigada e motorizuar 549 që udhëhiqej nga komandanti, Bozhidar Deliq. Në këtë fshat më 12 prill 1999 u vranë afër 40 civilë ndërsa në gjithë rajonin, nga 24 marsi deri më 10 qershor janë vrarë 2174 civil shqiptarë. vazhdim raporti që FDH e ka publikuar në dosjen e vet të krimeve të luftës që ushtria dhe policia serbe i bërë në Kosovë. Në Lubizhdë të Hasit, më 12 prill 1999 forcat serbe vranë 15 civilë shqiptarë e 38 nga ta i dërguan në drejtim të panjohur nga të cilët 31 u gjetën të vdekur ndërsa 7 janë të regjistruar si të zhdukur. Lubizhda e Hasit ka qenë në përgjegjësinë e Brigadës së motorizuar 549 të Ushtrisë së Jugosllavisë , në atë zonë nga 24 marsi deri me 10 qershor 1999 janë vrarë 2174 civilë shqiptarë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …