Shumë shpejt do të fillojë renovimi i objektit të Çerdhes “Nëna Zahide” në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorët për Arsim si dhe Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, respektivisht Bekim Latifi dhe Sokol Sallahu, kanë pritur në takim drejtorin e përgjithshëm të TIKA-s turke në Kosovë, Hasan Burak Ceran, me të cilin kanë diskutuar rreth bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushat e arsimit dhe bujqësisë. Me këtë rast, është bërë e ditur se TIKA do të mbështesë projektin e rinovimit të objektit të Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide” në qytetin e Skenderajt, brenda dhe jashtë. Kryetari Jashari e ka falënderuar drejtorin Ceran, dhe nëpërmjet tij edhe popullin turk për mbështetje të projekteve në dobi të qytetarëve. Gjatë takimit drejtori i TIKA-s ka premtuar përkrahje edhe të projekteve tjera në bujqësi dhe fusha të tjera. Pas takimit, ata kanë vizituar çerdhën publike, për të parë nga afër gjendjen aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …