leoni

KK i Malishevës, miratoi Planin Zhvillimor Komunal 2019-2027

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për këtë vit, ku janë shqyrtuar dhe janë miratuar apo janë dhënë rekomandime, për çështjet apo për pikat të cilat janë trajtuar në këtë mbledhje. Në mesin e vendimeve të kësaj mbledhje, është edhe vendimi apo miratimi i Panit Zhvillimor Komunal për Komunën e Malishevës, për vitet 2019-2027. Në mbledhje të rregullt të KK të Malishevës, është shqyrtuar edhe raporti i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2018-2019. Po ashtu është shqyrtuar edhe raporti i KRU  “Hidroregjioni jugor”, njësia operative në Malishevë, lidhur me furnizimin me ujë për pije në vendbanimet të cila ti menaxhon kjo kompani. Pas raportit të prezantuar, anëtarët e KK të Malishevës, kanë dhënë disa rekomandime, që lidhen me furnizimin me ujë për pije, e që kanë të bëjnë me cilësinë e ujit, sistemin e rrjetit të ujësjellësve, projektet e ujësjellësve dhe të ngjashme. Në këtë mbledhje, KK ka miratuar edhe zëvendësimin e disa anëtarëve në komisionet komunale, si dhe ka miratuar dorëheqjen e një pjesëtarit të komunitetit RAE, Artur Osmani,  nga Komiteti për Komunitete, i cili ka dhënë dorëheqje për çështje personale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …