Nën patronatun e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Prof.Dr. Mytaher Haskuka dhe në bashkëpunim më Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për nder të 20 vjetorit të rëniës së dëshmorit të kombit, Ismajl Kryeziu më 18 prill 2019 mbahet Akademi dhe organizohen aktivitete përkujtimore sipas këtij programi. Në orën 10:00 bëhën homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë. Në orën 10:30 bëhën homazhe në Arbanë. Ndërsa në orën 12:00 mbahet Akademi përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.
