Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, duke folur për masën e reciprocitetit me Serbinë, ka thënë se ndaj këtij shteti duhet të vendoset çdo taksë që detyron atë të heq dorë nga dëmet që po ia bën Kosovës. Ai ka thënë se Serbia meriton jo vetëm sanksionet por edhe më shumë pasi nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë në Kosovë. “Unë me pas qenë kryeministër në ajër i kisha vendos taksë Serbisë, mos me leju me thith as ajër. Zbatimin e kisha vendos në oksigjen, i kisha lënë pa oksigjen, prandaj ndaj Serbisë duhet të vendoset çdo taksë që detyron të heq dorë masat që po i merr dhe dëmet që po ia bën Kosovës”, ka thënë Hasani.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …