Ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza ndodhet këto ditë në Uashington në kuadër të takimeve vjetore të Bankës Botërore dhe FMN-së. Ministri ka folur flet rreth parashikimeve të raportit më të fundit të Bankës Botërore mbi rritjen ekonomike të Kosovës, nivelin e papunësisë apo ndikimin në buxhet të disa vendimeve të qeverisë që lidhen me pagat në institucionet publike apo rritjen e pagesave në kuadër të skemës së ndihmës sociale. Hamza thotë se niveli i papunësisë në Kosovë është më i ulët sesa 30 për qind, shifër kjo e raportuar nga Banka Botërore. Ai tha se nga pikëpamja e logjikës matematikore e profesionale kjo është e pamundur, në kushtet e një rritjeje rritja ekonomike mbi 4 për qind, shtimit të numrit të ndërmarrjeve të reja të regjistruara dhe kur nuk ka zvogëlim të numrit të vendeve të punës në sektorin publik. Sipas tij përballja me vende me standarde të larta e bën të vështirë për Kosovën të jetë konkurruese në tregun e punës.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …