Nazistët nuk i përgojonin viktimat përmes cinizmit. Fashistët dhe neonazistët serbë i përgojojnë viktimat për të krijuar favore dhe hapësirë që t` i përsërisin mizoritë. Një realitet i tillë po ngjet me zyrtarët e lartë Serbianë në qeverinë e Kosovës, të cilët pasi që po shprehin se çka janë po shkarkohen me të drejtë dhe pa kthim. Lidhur me këtë, situatë, qëndrimet e këtilla shovinizmi është dhjetë fish më i fashistizuar në Serbi, sepse Vuçiqi dhe Daçiqi po mbahen në pushtet vetëm falë nja 12 grupacioneve fashiste, të e djathta dhe e majta ekstreme, me të cilat mjerisht është zhytur edhe një pjesë jo e vogël e Evropës, prej kah gjithmonë kanë startuar tragjeditë.
Pavarësia e Kosovës nga propaganda neofashiste serbiane, për çdo ditë po provohet, me çdo mjet të defaktorizohet. Në medie opinioni serbian dhe jo vetëm ky, po ‘bombardohet’ nga një ajkë e re shovinistësh, brutalisht në dukje njohës dhe serioz të zanatit urrejtës, me grada shkencore dhe politiko diplomatike, gazetarë dhe spiun të metropoleve Lindore, të cilët madje e kritikojnë Sllobodan Millosheviqin dhe fashizmin e tij, jo pse ka bërë krime në katër luftëra të humbura (1992-1999), por pse nuk i ka diciplinuar sllovenët, kroatët, pse nuk i ka maskaruar boshnjakët edhe më tepër, pse nuk i ka shfarosë në tërësi shqiptarët për shkak se i krijoi të gjitha rrethanat. Lidhur me këtë, nuk po i numroj mjetet tjera informative, por po e marrë si “emrues të përbashkët” emisonin që e drejton gazetari me pervojë Milomir Mariq, me shprehjen “përshendetje çirilica”. Kjo përëshnedtje, më duket krejt e drejtë, sepse është alfabetin e kombit tij. Por, aty shpërthen një urrejtje rituale në stilin çetniko-komunist: “Do ta pres kokën dhe fare nuk do të ndiesh dhimbje”!. Po e them këtë sepse Mariqi kur shovinizmi në emisionin e tij shpërthen si Vezufi, ai merr pozë cinike me asistenten e tij dhe vetëm sa nuk u thotë biseduesëve të ngarkuar se duhet edhe më tepër të MITIZONI, të rreni, të gpnjebi dhe vetëm të rreni, sepse diçka mbetët. Dhe këtë detyrë e kryen me përkushtim dhe shpitërisht.
Cili është misioni dhe çka duan këta “intelektualë” serbianë të ngarkuar me albanofobi
Po ta degjosh Millomir Mariqin, me grigjen e tij prej pseudo historianësh të mykur në urrejtje si: Prof dr Srxha Trifkoviq historian, Lubisha Ristiq redaktor teatri, prof dr Millosh Kovaç historian, Branko Pavlloviq-advokat, të gjithë pra të zgjedhur për ta digagnostifikuar metastazimin e shovinizmit, momentin e detyrave dhe kaheve të të Serbisë, detyra primare e serbianizmit për ta sot, shihet se është ‘brenda rreshtave’ edhe një here, vetëm edhe një herë për t` u kthyer në Kosovë, për t` i përlyer duart e përgjakura, të cilat ujin nuk e kthjellin. Kësaj suite i shtohen kohë pas kohe Dr Millan S. Protiq, Sheshel, pastaj prijës I partisë fashste“DVERI”, Darko Tansakoviq diplomat, disa gjenralë e sidomos gjnerali Vinko Panduroviq, Branko Vllahoviq, Dr Sllobodan Zhivkoviq, Zoran Çirjakoviq e shumë të tjerë të cilët shihet se janë të lodhur dhe skeptik në prognoza malicioze, sepse shumë rendë u peshon shovinizmi në tru, edhe më tragjikisht në kurriz. Të gjithë, e sidomos Ivica Daçiqi më shumë flasin për Kosovën se sa për Serbinë. Lidhur me këtë duke provuar ta gjejë emëruesin e përbashkët të këtyre avnaturierëve fashistë, shumë serioz në rrena brutale, me duket se kur të përmblidhte tërësia e fjalimeve të tyre 70% për Kosovën; 25% për Serbinë; nja 5% neutral, rezulton se këta profiterë të shovinizmit disi janë specializuar në “funksionar të Republikës Kosovës në opozitë”!. Këta thue se nuk janë qyetar të një shteti tjetër që quhet Serbi e fantomizuar e stermbushur me kriminelë, që duhet të natyralizohet duke iu munguar edhe Vojvodina dhe Sanxhaku një ditë pa dyshim.
Pa këtë operacion nuk do ta kuptojnë kurrë realitetin ashtu sikur nuk e kuptoi Hitleri në kohën e tij.
Vetëm atëherë këta politikanë fodull ta kuptojnë se emisioni i Mariqit është një parade fashiste, që vetëm lansohen fjalë të helmosura, për ta hasmuar Serbinë me tërë botën, por që nuk janë infektivë në Rusi, sepse askush nuk i degjon atje, sepse Rusia i ka hallet e veta në Krime, Ukrainë dhe përbrenda. Se Rusia ua shet nja 3-4 aeroplana të ngjyrosur serbëve, e në Kremlin ajo shitje ka peshën sa unë me i ble 3 kilogarm speca në pazar të Hanit të Dilit. Megjithë atë llafet e shovinistëve Serbianë nuk duhet të mirren si lojë fjalësh, sepse Rrezoluta 1244 e KS OKB do të jetë edhe shumë kohë, edhe pse nuk është de fakto në funksion, mbete si germë muzeale në fiksion.
E verteta, pa ua “pre veshet shovinistëve Serbian në derë të kuzhinës”, këta sojnik fashist gjithëmonë do të janë gatitu për krime.
Me këtë dua të dhe se Serbia duhet ta ndien peshën e pagimit të dëmeve të luftes. Vetëm atëherë do ta kuptojë se çka ka bërë në katër luftëra (1992-1999). Shovinistëve Serbian duhet në çdo kohë t` ua përkujtojmë krimet që i kanë bërë ndaj shqiptarëve, ashtu sikurse për çdo kohë përkujtohet holokasuti mbi hebrenjët e pambrojtur.
Nuk ka punë me të ndershme në këtë botë kalimtare se sa shovinistëve të këtillë t` ua përkujtosh se ku ishin, çfar ka bërë shteti i tyre, dhe kah e drejtojnë atë psikologji popullore shoviniste serish në vargoj gjaku. E pra, po ua përkujtojë se Lufta e popullit Serbian nga viti 1804 e deri më 1877 ka qenë luftë e drejtë, për liri dhe pavarësi. Por lufta e Serbisë nga 1 djetori 1877 e deri më 30 nëntor 1912 që përmes gjenocidit ta shfarosë një popull që i “pengonte për dalje në det. Serbët morën turr më 1877 dhe në Kongresin e Berlinit për të fituar me gjenocid dhe për t` u shpërblyer me toka të huaja.
Çka ka ngjarë kundër shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit më 1877/1878
Të gjithë panelistet e Millomir Mariqit kurrë nuk flasin se s fshatarë shqiptare i kanë shfarosë në Sanxhakun e Nishit më 1877. Po, janë 714 fshatra dhe 6 qytete që janë shfarosur shqiptarët. Ja se çka thonë dokumentet e tyre për atë gjenocid:
- Që prej Serbisë të krijohet shteti I pastër nacional;
- Që sipas Kongresit Berlinit Serbisë t` i kthehen të gjitha trevat ku Aranutët kanë jetuar;
3.Që aksioni i Serbisë të të ardhmen të rreshtohet në drejtim të viseve të Kosovës;
4.Në qarqet ushtarake serbiane e kanë spjeguaar se nuk duan në Serbi ta kenë Kavkazin (përzierje popullsie dhe përzënje totale. Por qeveria dhe kisha ishin për gjencid pa hezitim.).
Tani po e shënoi dokumentin në original, nuk dua ta përkthej: “ Iseljavanjem Aranauta (Sanxahku I Nishit-hb) pojedina su mesta u onim krajevima POTPUNO OPUSTELA tako da je bilo sela kojima se ni IMENA nisu vise znala; ni vlasti ih nisu mogle znati jer nije bilo koga da ih kazhe, I sada je trebalo te OPUSTELE predele Niskog sanxhaka naseljitit I obezpustiti”. Sipas Bilall Shimshirit, Rumeliden goçleri”, Stamboll 1979, deri më 1879 janë larguar nga viset viset etnike shqiptare mbi 350 000 banorë.
Tërë pasura e tyre është përvetësuar nga Principata e Serbisë (Sanxhaku I Nishit dhe Sanxhaku i Pirotit dhe Principata e Malit Zi ( Ulqini, Tivari, Plava, Gucia). Mizoritë mbi popullsinë shqiptare I ka shënuar Myderriz Faik Efendia. Ato gjatë këtij viti do të botohen. Lidhur me këtë dokumentet argumentojnë se nga viti 1879 e deri më 1898 në Sanxhakun e Nishin do të kolonizohen vetëm 5600 serbian, sepse nuk kishte popullsi. Kërkesës serbiane do të I përgjijgne shumë malazezë, të cilët evolutivisht do të konvertohen në Serbian.
Çka ka ngja në Vilejtin eKosovës dhe Manastirit më 1912-1914
Gjitnjë sipas dokementeve serbiane, angleze, franceze dhe austriake nga viti 1912 e deri në fillimin e Luftës Parë Botërore në gusht 1914, pushteti okupator Serbian i rrënoi me topa të prodhimit austriak 132 fshatra shqiptare. Në Anadolli u detyruan me dhunë të emigrojnë 500 000 shqiptarë.(Dokumneti është botuar në: “Dokumenti o splnoj politici Kraljevine Srbije, K.VII, sv. 1. Beograd 1980, f. 617-618). Nga kjo shifer sipas muajve përmes detit në Anadolli kanë shkuar me 395 anije evropiane 320 907 persona. Të tjerët kanë shkuar përmes rrugëve tokësore. Lidhur me këtë nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, mësojmë se ishin masakruar nga ushtritë e Serbisë dhe Malit Zi 23000 shqiptarë, të gjithë civilë. Madje, në dokumente shënohet se janë hapur 21000 varre, prej tyre një 223 varre masive (ma shumë se katër kufoma). Kur t` u shtohet këtij realiteti edhe çështja e konvertimit në Dukagjin, çështja e shndërrimit te të gjitha xhmaive në shtalla të kuajëve, për mercenarët evropianë që ishin më se 614 oficerë të lartë, atëherë MOZAIKU I përpjekjes për gjenocid ndaj shqiptarëve, për ta krijuar Toplicën DY, përpiekja për gjeocid bëhet më e kuptuar. Në zonën e okupmit Serbian do të kolonizohen 1912-1914 me dhunë 20115 serbian. Ndersa në zonën e okupmit malazezë do të kolonizohen 6211 malazezë.
Edhe gjatë okupimit Auastro-hungarez shqiptarët nuk do të kanë qetësi. Bile më 1917 Nexhip Draga me pesë përfaqësues të ish Vilejtit Kosovës, do të përpiqet të gjejë strehim në Anadolli për 440 000 shqiptarë të rrafshit Kosovës, pa Dukagjin.(Arkivi I Vjenës, çështja e mabjtje speng të 34 politikanëve shqiptar 1917-1919).
Edhe gjatë viteve 1918-1941 ka pasë përpiekje për gjenocid ndaj shqiptarëve-pse
(Le të lexohet vetëm neni 2 I Konventës Jugosllavo-Turke 11 korrik 1938)
Sipas dokumenteve që gjinden në “Shoqatën e Kombeve” në Gjenevë në viset shqiptare pushteti okupator SHS 1918-1923 i ka diegur në Rrethet; Prizren 772 shtëpi dhe banorët e tyre janë shpërngulur; në rrethin e Pejës janë diegur 714 shtpi dhe janë vrarë mizorisht 1563 persona, vetëm në Krahinën e Rugovës Kosta Peçanci, Punisha Raçiqi me çetat e tyre vrasëse I kanë maskaruar 844 persona.Në rrethin e Mitrovicës vriten 133 persoa dhe digjen 42 shtëpi. Në Rrethin e Llapit digjen 258 shtpi dhe maskarohen 1272 persona.Në Prefekturën e Prishtinës vriten 4600 persona dhe digjen deri në themel 2194 shtëpi.Në Prefekturën e Ferizajit vriten 1694 persona dhe digjen 298 shtëpi. Në Prefekturën e Vushtrris digjen 1463 shtëpi ndërsa maskarohen 2179 persona.Në Prefekturën e Gjilanit vriten 565 persona ndersa digjen 452 shtpi. Në Prefekturën e Preshevës vriten 267 persona ndersa maskarohen 182 persona të moshave nga 1 deri në 108 vjeq nepër shtëpia. Të njetat dokumente deshmojnë se për ta frigësuar popullin nepër rrugë kur lëviznin nga vit 1912 e deri korrik 1914 janë vrarë 13156 persona vetëm pse banin plisin në kokë. Të njetat dokuemnte serbiane argumentojnë se nga viti 1919 e deri më 1922 janë likviduiar 643 familje prej tyre 241 familej të njohura kaçake.Deri në fillim të vitit 1941 në Anadolli nga viset e Shqipërisë Kontinnetale janë shpërngulur në Anadolli 260 000 shqiptarë. Ndersa janë kolonizuar 17679 familjeve me 65000 antarë nepër pronat e shqiptarëve, duke I përvetësuar me fuqinë e armve, thikës dhe zjarrit 381 245 hektar tokë, sipas “Ligjit mbi kolonizimin e viseve jugore” nga viti 27 gusht 1920. (Po e shënoi dokumentin në original: “ Çitavi krajevi naseljeni Aranautima nalazi se u vrenje, koje liçi na vrenje u Irskoj, koja trazi otcepljenje od gospodstave Engleske.. Tamo popalishe çitava sela, poubijashe masu ljudi, bezumlje ide u beskonaçnost I niko vise u ovoj zemlji nema stida, nego kao poslednji ljudozhder propoveda istrebljenje çitvavog jednog dela stanovnistva iz verske I nacionalne mrznje…”. Sipas dokumeneteve serbe edhe në Shqipëri do të shpërngulen 4095 familje me 28 665 frymë.Pronat etyre do te I grabisin kolonistët sllavë (AVIIB. P. 17. K. 95-a d, pov. 429)
Më 1941-1944 kemi qenë të robëruar të dy popujt
Më 1941 duke e ditur se si kanë fituar prona dhe si janë siellë me vendas nga Kosova do të largohen 11168 familje slave. Por shtrohet pyetja:pse duhet të jetojmë gjithëmonë si lepuri në therr në vatrat tona, jam I detyruar ta shënoi një fenomen që nga Qarku I MItrovicës (Rretet: Mitrovicë, Pazar I Ri, Llap dhe Vushtrri) për shkak se aspironin t` I bashkohen pjesës që e kishte okupuar Italia fashiste (1941-1843), Zyra e Hilerit me seli në Beograd në bashkpunim me Millan Nediqin do të planifikojnë shpërngujen e popullsisë shqiptare nga Qarku (Kariskomandatura) I Mitrovicës në Rrafshin e Kosovës, me faktin se Treëça nuk mund të ishte prone italiane me asnjë çmim. Ky fakt tregon se çka është Trepça, për çdo okupator.
Më 1944-1999 ndaj shqiptarëve në Jugosllavi ka pasë përpjekje për gjenocid-faktet
Çka është Diktatura ushtrake e shpalluar nga Tito më 8 shkurt 1945 si pasojë e së cilës u vranë 49000 shqiptarë. Pason Marrëveshja Xhentelemne Tito –Kyprili në Split 1953, që është një ratifikim i Konventës sp vitit 1938, për shfarosjen e shqiptarëve. Çka është aksioni I armëve dhe Procesi I Przrenit 1955/56, përpos frigësim që shqiptarët të largohen jashtë Jugosllavisë.
Me 6 mars 1945 do të sillet Ligji mbi ndalimin e kthimit të kolonistëve në Kosovë, vetëm si propogandë komunisto-çetnike, sepse më 21 XI 1944 Kryesia e AVNOJ-it I AMNESTOI të gjithë çetnikët, se për ndryshe lufta qytetare në Serbi ishte ante portas. Ligjin për rikolonizim do ta keqpërdorë propaganda fashiste e S. Millosheviqit nga vit 1981 kunder shqiptarëve. Por në asnjë tubim Serbian nuk do të thuhet se KQ PKJ më 1 prill 1945 sjellë Direktivën që “të gjithë kolonistët duhet të kthehn në Kosovë”. Sipas kësaj direktive deri më 1966, në Kosovë do të rikolonizohen 64220 sllavë me privilegje të papara në të gjitha poret e pushtetit dhe përvetësimit të pronave të shqiptarëve që po treteshin për gjithëmonë në Anadolli. Të hulumtohet vetëm një segment se çfar tregtie bëhej me shqiptar në ADVOKATURAT E Shkupit. E verteta, pas vitit 1966, kur neofashizmi Rankoviqist dhe Titist serbian, duke mos mundur ta durojnë njëfar barazie që u shpallë provizorishtë, një pjesë e kolonistëve që kishte prona në Serbi do të shpërngulet, sepse nuk donin ta mësojnë asnjë flajë shqip. Të flasish shqip për ta ishte sikur t` u thuash Papës duhet të konvertohesh në jokatolik. Numri I tyre ishte sipas dokumneteve secrete të SPB Kosovës 28615 persona. Pra shifrat tjera janë vetëm rrena të paradave të “Jogurt revolucionit” serbian. Dokumnetet kanë mbetë, ato flasin vet.
Dokumnetet e provenices jugosllave (serbiane) deshmojnë se nga viti 1945 e deri më 1967 në Anadolli janë shpërngulur me dhunë 414500 persona. Të njetat dokuemente vertetojnë se nga viti 1912 e deri më 1967, në Turqi janë shpërngulur 1 000 000 shqiptarë si pasojë e terrorit shtetëror dhe ksihtar Serbian. Ata shqiptar janë shpërngulur në Anadolli pasi që janë konvertuar në turq dhe boshnjak nga Sanxhaku, pa ditur asnjë fjalë turqishtë. Të njejta fonde arkivore, vertetojnë se në tokat e shqiptarëve në Kosovë janë kolonizuar 24000 familje kolonistë slave, të cilët I kishin nga dy vendbanime gjithëmonë, njeren prej tyre rezervë (në Serbi). (Të dhënat me emra dhe mbiemra nepër rrethe ku janë kolonizuar I kam botuar në librin; Rikolonizimi I Koosvës 1945-1949, Prishtinë 2002, f 654).
Si të quhet ndryshe detyrimi I 9870 856 shqiptarëve që ta lëshojnë Kosovën mars- qershor 1999, përpos si përpiekja e pushtetit serbian për gjenocid. Si të quhet ndryshe detyrimi që çdo familje shqiptare ta lëshojë shtëpinë nga dy e tri here, si të quhet ndryshe largimi I 145000 puntorëve nga puna, si të quhet ndryshe diegja e bibliotekave, rrenimi I xhamive, vrasja e nanës para fëmijëve, detyrimi I babes që ta dhunon vajzen, të cilin krim nuk e zabaton dhe pastaj plakut I prehet koka, si të quhet ndryshe kur në Makofc afer Prishtinës është prerë njeriu me sharrë motorrike për ta frigsuar masën që po grantohej, mos t` I numrojm vrasjet massive nepër Kosovë, si të quhet ndryshe Programi I botuar (e posedojmë) për ta kthyer strukturën e popullsië 47% shqiptar e 53% Serbianë, si të quhet ndryshe mbyllja e mjeteve të informimit, mbyllja e shkollave, diegja e Shtypshkronjës “KOSOVA SOT”, vrasja e korierit të “Kohës Ditore”, vrasja e Prof Latif Berishës, vrasja e Advokat Bajram Kelmndit me dy djem, vrasja mizore e Akademik Prof Dr Fehmi AGANIT etj., përpos programim I GJENOCIDIT që është bërë me urdhër të Milloshit, me ekzekutim-zbatim të Zoran Angjellkoviqit me tërë pushtetin fashist, Velko Odalloviqit, Nebojsha Qoviqit, Zhivorad Igiqit, e një grigjë vrasësish profesional të komanduar nga Shkorpionët, Bretat e Kuçe dhe Tigrat e Arkanit dhe “Shen Savës”. Le të lexohet definicioni I gjenocidtit dhe të krahasohet çdo konstatim. Çka është bartëja e kufomave shqiptare nga Kosova deri në Btajnicë, Danub etj, çka janë dhunimet, çka janë 500 -600 varrezat massive, çka është diegja e kufomave nepër shkritore në Bor dhe Zveçan. PO, janë akuzë e rëndë për tërë popullin Serbian, e lere ma për pushtetin, partitë, ushtrinë, policinë, mercenarët që I kanë paguar për vrasje masive, sidomos në Dukagjin, Drenicë, Rahovec, Llap etj. Këto krime nuk vjetrohen por fashizmi serbianduhet të prezantohet në BE se për çdo ditë po kërcnon se do të ‘KTHET në Kosovë triumfakisht duke maskrauar serish shqiptar’-Porositë emisioni I Miariqit etj. E vërteta, shumë panelistë që defilojnë nepër emisionin e Milomir Mariqit dhe jo vetëm këtij, kërcnohen duke qeshur me cinizëm ( sidomos Ivica, njëfar udbashi që ka vrarë në Mitrovicë e tash kërcnohet me trillime librash thue se nuk dihet biografie e atij krimineli ordinerë si zbatues I urdhërave të Milosheviqit, Daçiqit, që krekoset për mosnjohej të Kosovës, duke hargjuar miliona para, të cilat kur të largohet nga pushteti do të I kushtojnë këtij (Ivicës Vogël) dhe A. Vuçiqit me burgime shumvjeqare.Nuk e di a do të I presin shqiptarët vrasit e tyre, në të ardhmen me lule si kërcnohen panelistet e M. Mariqit, për çdo ditë, sigurisht se JO. Ne jemi këtu. Dhe kur jemi këru e shtrojmë pyetjen a u largua pushteti Serbian në të njetën kohë kur u vendos pushteti I UMIK-ut. Atëherë pse KS OKB nuk formoi gjykatë sikurse në Gjermani ku 1945-1977 përpos Gjyqit të Nirenbergut u denuan në Zonën amerikane 95000 persona, në Zonën Ruse 67000 persona, në Zonën Angleze 64000 persona, në Zonën Franceze 19000 persona, me burgje të gjata. Atëbotë u cilsuan si nazist pa të drejtë pune në Zonën Britanike 320 000 persona, në Zonën Franceze 70 000 persona, në Zonën Ruse 155 000 persona, në Zonën Ameriakne nuk janë prezantuar faktet, por që kudo nzistët e idnetifikuar nuk kanë pasë të drejtë të punojnë në profesion. Vetëm në këtë mënyrë të DENACIFIKIMIT sot Serbia e fashizuar do të ishte një vend solid demokratik, e që denacifikimi nuk është bërë pork a mbetë Serbia plotë me kriminelë që kërcnohen prapa,sepse një pjesë e popullit është fajtor faktik. E ky nacifikim nuk ka ngja për faktin s e Rusia e Putinit don oaza partnerësh për okupimin e Krimes, si ka bërë ajo kudo në Jug të vendit, e sidomso në Ukrainën Lindore e tj.
Panelistët e M. Mariqit nuk “dijnë’ se në Koosvë uniforma e tyre me mercenarë I kanë rrenuar 128009 shtëpi shqiptare, kanë larguar me dhunë nga shtepitë e tyre 9870 856 shqiptarë. I kanë vrarë mizorishtë mbi 13000 civilë prej tyre gra, fmi (1800), pleq dhe plaka nepër shtepia ose duke u larguar në kolonë nga vndlindja. Kampet e PËRQENDRIMIT në BLLACË, STANKOVEC, ÇEGRAN në Maqedoni dhe kampi në KUKËS, falsin majftë se kush ishte agresor dhe kush mbrohej, se për çka ka luftuar UÇK dhe për çka ka terrorizuar AJ, Policia, mercenarët nga Suedia, Rusia, Bellorusia, Anglia, Ukraina, Franca, Izraeli, Italia, Rumunia dhe shumë vende tjera, të cilëve ua rriten rrogat nga 6000 në 12000 dollar vrastarëve, gjneralët e Milloshevit, Daçiqit, Sheshelit, Vuçiqit dhe Lazareviqit, Stanishiqit, Arkanit etj. Çka u thot shqiparëve të Llapit oficeri që I kishte grumbulluar të gjithë shqiptarët në Shajkofc: :Ju kmei seillë këtu seps e kemi më lehtë të ju vrasim me një bombë të cilën e posedojmë. Pse të ju vizitojmë në çdo katund?”.
Pse u largua një pjesë e Serbianëve në qershor 1999 dihet, sepse ishin siellë me fqinjë si kriminel. Dhe një pjesë e tyre ishin nga Lika dhe Knini, e kjo dihet. E vërteat në regjistrimin e popullsië më 1991 në Kosovë ishin 191 215 serbian. Ata nuk kanë pasë konkurencë sepe shqiptarët nuk janë regjistruar fare. Atëherë, agjenturat ushtarke, policore dhe politike e kishtare serbe kanë organizuar që shqiptarët të regjistrohen si msuliman, bile në disa mese kanë ofruar edhe shpërblime për t` I akuzuar pastaj për fundamentalist’. Por një ofertë e tillë është paralizuar dhe refuzuar me forcë nga LDK dhe lideri I saj Ibrahim Rugova, që lirisht mund të quhet fitore strategjiek dhe histroke kombëtare, sepse pastaj u rreshtuam kah PERENDIMI, prej të cilit nuk do të ndahemi kurrë :SHBA+BE= Shqipëri Kontinetale –Shqipëri Bregdetare- Shqipëri Etnike. Kjo është shkolla e Bac Adem Demaçit që nuk urren, por e çmon larine e tjetrit sikurse të vetën, sepse kështu garantohet ardhmeria civilizuese.
Shqiptarët nuk kanë asnjë fuqi që ta nxierrin Serbinë nga gremina sikurse që e kanë nxierr më 1915. Tash, Serbianë vetë jeni plasuar në mykun e shovinizmit, ju mundeni vetëm me kokat e jueja të sheroheni nga fashizmi që e kultivoni në familje, në kishë, kazerma, stacione policie, media dhe shkolla. Ky infeksion zor se do të sherohet pa një revolucion Evropian, pa një denacifikim, pa një LUSTRACION të shpirtit të infektuar, sepse ekstremzimi dhe ksenofobia nuk është lojë kalamajësh, por smundje që sherohet vetëm me operacion kirurgjik ligjor, duke gjykuar dhe denuar krimin. Më 10 IV 2019.