Përmes një njoftimi, Ambasada e SHBA në Tiranë i bën thirrje qytetarëve amerikanë që të evitojnë zonën e Kryeministrisë, në orën 18:00, kohë kur do të mbahet edhe tubimi i opozitës. Në të njëjtën kohë ambasada kërkon nga shtetasit amerikanë që po ashtu të evitojnë edhe zonat përreth Kryeministrisë dhe parlamentit. Kjo nuk është hera e parë që në protestat e opozitës, ambasada amerikane u kërkon shtetasve të saj të qëndrojnë larg vendit të tubimeve, për shkak të akteve të dhunës që në të gjitha rastet kanë karakterizuar protestat e opozitës së bashkuar, për rrëzimin me dhunë të Qeverisë, të cilën e mbështet, Amerika dhe BE-ja.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …