Kurteshi: Gjendja në arsim është e rëndë për shkak të mungesës së mjeteve financiare dhe ndërhyrjeve politike

Ismail Kurteshi Ikja e madhe e të rinjve nga Kosova është rezultat i politikave të gabuara keqqeverisjes, korrupsionit…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, anëtar në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, Ismail Kurteshi, ka thënë se në rrethanat aktuale Kosova mund të konsiderohet e zbrazur nga një pjesë e madhe e të  rinjve. Duke folur për mundësitë e shfrytëzimit të liberalizimit të vizave për emigrim ilegal, Kurteshi u shpreh se deri në heqjen e vizave ekziston rreziku që rinia të largohet. Ai numëroi disa nga arsyet që e kanë sjellë Kosovën në këtë situatë. “Ikja në këtë masë kaq të madhe është rezultat i politikave të gabuara dhe i keqqeverisjes, i korrupsionit, i privatizimit skandaloz, i sistemit shumë të keq të shëndetësisë dhe të arsimit, pra gjendja e rëndë në vend dhe nevoja për vende të reja të punës po bëjnë që qytetarët të largohen dhe gjithashtu të jepen vizat me lehtësi nga disa shtete të Bashkimit Evropian”, thotë deputeti Ismail Kurteshi.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …