leoni

Remzije Zeqiri: Njëzet vjet pas, në përkujtim të luftës, heroizmit dhe rënieve për LIRI!

Remzie Zeqiraj: Njëzet vjet pas, në përkujtim të luftës, heroizmit dhe rënieve për LIRI!

Para njëzet vitesh, 12 Prilli 1999, ka qenë ditë e hënë, një mëngjes tipik pranverorë, dëgjoheshin vetëm cicërimat e zogjve të malit. Një shi i imtë, që binte prajshëm, nuk të bënte përshtypje për t’u strehuar aspak,…, mot i mirë e frymëzues, aq sa, për ta falënderuar Zotin.

Atë ditë, zgjohem më herët se zakonisht, si kaçak, më. Një natë më parë, kisha bërë një gjumë të rëndë; ashtu veshur, pa dashje, pa ngrënë darkë, madje, pa u thënë familjes e shokëve, as natën e mirë. Detyra e parë e ditës, së re, ishte takimi i mëngjesit në Shtabin e Brigadës 133 ,,Adrian Krasniqi’’ të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Uniforma e betejës, uniformë gjermane, kishte filluar të më ,ecte, nëpër trup, ashtu më dukej, mua, atë ditë. Atë ditë, më shpejt, mbërrita në Shtabin e Brigadës për takimin e mëngjesit. Ashtu si kurse kur kam qene femije, në Studenicën time, jam ndierë si një Shqiponjë malesh; e njihja çdo familje, çdo shtëpi e çdo rrugë. Nga Makreshi e deri tek shtëpia e Adem D., ishte rruga e shkurtër, e cila i binte përmes fshatit. Por, atë ditë, rruga mu duk më e gjatë, se ditëve tjera; disi ishte e zbrazur dhe shurdhër, asnjë njeri fare,…, tek dera e Shtabit, përshëndeta rojën, por, edhe ai, mua sipas rregullit ushtarak.

Eprorët e Brigadës, bëheshin gati për takimin e zakonshëm të mëngjesit. Ishte një takim i shkurtër!. Komandant Azem V., raportoi dhe i ndau detyrat, shpejt; Agim E., Naim Gj., Januz J., Ismet B., Hysen D., Lundrim C., Naser Sh., Ismet B., Sylë M., etj. U shpërndamë, secili sipas obligimeve të marra dhe të nënkuptuara.

Dy net më parë, pasi që tri familjet e zhvendosura në shtëpinë tonë, nga Banja, Tomoci dhe Gurrakoci, veç ishin larguar për në bjeshkë, disa më herët e disa sapo, veç ishin larguar. Në shtëpi mbeten Baci, Nana, Kreshniku ushtar në Batalionin e Dyte- pika në Ekonomi, Vlora dhe Besa (Njësi speciale), Murati S., djali i motrës (i angazhuar në detyrën ushtarake atë ditë), si dhe ushtarët e Njësisë Speciale Xhafer M., dhe Menhend D., të cilët ishin të angazhuar në detyrat e tyre.

Një ditë më parë, edhe në Vrellë e Orroberdë, veç e pashë që popullata ishte rralluar, pothuajse nuk kishte mbetur njeri, ashtu dukej.

Kthehem në shtëpi, meqenëse s’bëhej fjalë për energji elektrike e ujë, përkujdesem për të krijuar pak kushte per jete ne kohe lufte sic ishim atehere. Një ditë më parë, Xhaferi e kishte improvizuar një akumulator me një tel, dhe një fanar që krijonte dritë, shpikje, që në sytë e mi u duk shumë e arritur.

Interesohem për të gjithë; Kreshniku ishte në ndërrimin e tij, të rregullt, dhe mëngjesi e kishte zënë në vijën e frontit, në Ekonomi. Vlora e Besa kishin mbaruar stërvitjet e mëngjesit me Njësinë, gjithashtu edhe ushtarët mysafirë. Më duhej, prapë, para orës 8-të, të kthehem në Shtab, për punë. Nëna, më tha: ,,Sot e ka ditëlindjen Kreshniku, dhe du me ju ba darkë të mirë sonte të gjithëve, me disa prej gjërave që na kanë mbetur’’. Para se të nisesha, Nëna më tregoi: ,,po e prej ndonjë pulë, e baba yt, tha do me pre një kingj, e qikat, një tortë në mujshin’’.

Si gjithmonë, prej që ka lindur Kreshniku, Ne i festonim ditëlindjen, si motrat për vëlla. Kishte javë, përpara, që më sillej në kokë, kjo datë e veçantë e 12-të prillit; por vetëm si ditëlindja e vëllait, pa e menduar që pikerisht kjo datë, do të jetë historike për Ne, dhe tërë rajonin tonë.

I ndihmova pak Bacit, me i rehatua dhentë, dhe po nisesha për Shtab, marr kallashin tim, prodhim hungarez me dy dorëza, revolen e kisha në rrip, ndërsa çantën time, e cila më ishte bërë si pjesë e trupit, nuk më la Xhaferi ta marr me veti. Ai më tha: ,,shumë e rëndë bre, mos e merr këtë herë’’. Unë u pajtova me të, dhe e lashë. Në çantë; që nga fillimi i mbaja plumbat, dhe asnjëherë më pak se 300 copë, një transistor-radio, një aparat fotografik, bile e kisha huazuar nga Mirë M., një krehër, disa gjëra personale dhe një album me nga një fotografi; të Bacit, Nenës, Kreshnikut, Ajshes, Xhejranes, Ryves, Shkurtes, Rifadijes, Shqipes, Vlorës dhe Besës, si edhe nja dy-tri tjera, nga veprimtaria ime, gjithashtu Ditarin tim. Gjithashtu, mbaja edhe një fletore të vogël, me numra të pakt, të telefonave, që ma kishte dhënë, me e mbajt Xhafa, para se të nisej për në Rozhajë, për armatim.

Ndërkohë, që po nisesha për Shtab, disa granata ranë në oborr, mbas shtëpisë, danvaapppp, vvvvyyyyyyym, fffshshhshsshbuuuummm! Gërryenin e dridhnin tokën, dridhnin shtëpitë. Nga, Ekonomia dëgjoheshin pushkët, nga Jabllanica dëgjoheshin pushkët, nga ana lindore, vinin granatimet e pandërprera. U afrova afër Shtabit, ishte e pamundur të komunikoja me të tjerët nga gjëmimi i gjyleve, dhe goditjeve të tyre. Ato kishin piketuar Shtabin, dhe dukej, se do ta zhbënin nga aty, me shtëpi e me truall.

Predhat binin tek Blini, tek kuzhina e brigadës, në lagjen Ramqaj e gjithandej, por nga zhurma e shpërthimeve, ndjeja sikur po më binin në kokë por qe ishim mesuar me ato.

Komandanti më thotë, „eprore, së bashku me Agimin, Sylen, Gëzim O., duhet të shkojmë për takim me disa francezë në Orroberdë. Ndërkohë, Naim M., solli nga ambientet jashtë shtabit, një djalë të ri të plagosur nga granatimet. Këndej, Ethem Ç., dhe Januz J., po më kërkonin një shërbim, meqenëse isha vendase, ta ndihmoja Ethemin. Dola jashtë, kërkova një ushtarë dhe e drejtova atë. Nuk më pëlqente asnjëherë të merresha me gjera të vogla sado te nevojshme te ishin.

Nisemi për Orroberdë, takojmë Bujar U., tek shtëpia e Xhavit G., e marrim me vete, meqë ishte edhe shef Operative. Ai qysh ne mengjes me disa ushtarak kishte sulmuar pozicionet serbe dhe ishin kthyer shendosh e mire.

Takohemi me gazetarët në shtëpinë e Osman. H., njoftohemi, dhe Komandanti heziton të jap intervistë. Gazetari na siguron, se ka marrë leje nga përfaqësuesi politik i UÇK-së, në Zvicër, Bardhyl M., dhe, ia dha komandantit tim, numrin e telefonit të Bardhylit, në Zvicër. Ne, pas bisedës sigurohemi për lejen.

Derisa; Azemi, Agimi dhe Gëzimi u shpjegonin gazetarëve për situatën e përgjithshme në trekëndëshin Istog-Pejë-Klinë, dikush nga ushtarët, na informon se janë sulmuar pozicionet tona. Dalim me të shpejtë, drejtohemi në vetura dhe nisemi, me shumë pak nevojë për sqarime urdhrash. E di, që në veturë isha me Bujarin, dhe pasi u nisem në drejtim të Studenicës, i them Bujarit; ,,ndal një sekondë, ta marr çantën,…,. Ai nuk e ndaloi, ,,nuk kemi kohë’’, më thotë. Vazhdojmë me të shpejtë, në drejtim të Vrellës, ku ndalemi në afërsi të vijës së frontit ne Lubozhde. Unë vendos kapelën, ndërsa një gjaket me ngjyr te kuqe e hoqa nga trupi, dhe e lashë në veturë.

Krismat gjithandej, ndërsa plumbat binin si kokrra breshëri. Ne, të kërrusur ecim me të shpejt, anash gardhit, derisa i jemi afruar bunkerit dhe istikameve mbi asfalt.

Fytyrën e parë, që e kam pa, pasi hymë në bunker, ishte ajo e Gëzim S., ishte komandanti i Batalionit, dhe si sot e kujtoj fytyrën e tij, madheshtore ashtu si te gjithe luftetaret e lirise.

Jemi pozicionuar në bunker.! Aty ishte edhe Ramadan D., Gëzim O., ndërsa, ushtarët në pozicionet e tyre, përgjatë vijës frontale. Te gjithe me dukeshin si vigaj, trima, clirimtaret e Atdheut.

Gjuajtjeve dhe granatimeve nga ana e ushtrisë e policisë së Serbisë, në drejtim të llogoreve tona, i kundërpërgjigjemi fuqishëm nga ana jonë. Bujari e Dani me Gulinov, vazhdimisht goditnin armikun. Derisa, une me armen time e here pas here mbushnim rrethatoret, e të tjerët gjuanin me kallashnikov, me pushkë 20-she, dhe armë tjera.

Afër, Llogorit, nga granatimet mbi 10 metra, ngrihej dheu dhe gurët përpjetë. Bujari shtinte vazhdimisht dhe këngën se ndalte!. Pasdite, në istikamet tona, erdhi Fikret Sh., i cili raportoj per epilogun e deriatehershem, për vrasjen e tre ushtarëve tanë, të Policisë Ushtarake, por edhe per tre te tjere te pozicioneve, të cilët ishin ndeshur ballë për ballë me ushtarë dhe policë serb, dhe bënte thirrje për qëndrim heroik dhe hakmarrje për bashkëluftëtarët tanë.

Në luftë, lajmet e rënda, për reniet, janë si të pritura. Shkurt, mendova me vete; a thua kush e cili?. Dhe, betohem, se as tek vëllai im, që ishte në vijë të frontit, por, as te Xhaferi e motrat e mija, nuk më ka shkua mendja. Vetëm thjeshtë, kush?, cili?, kanë rënë sot për këtë TOKË SHQIPTARE!

E di, që edhe Azemi e Syla, kanë ardhur në pozicionin tonë, kanë shkëmbyer informacionet e nevojshme dhe kanë dalë nga aty. Në një moment, derisa isha e drejtuar nga veriu, dhe armën e kisha të drejtuar endej, sepse sapo vërejta me dylbi lëvizje të trupave armike, mbete pa frymë nga një goditje në shpatullën e djathtë, në shpinë. Dani, më thërret në emër: ,,Remzie, çka ndodhi?. Unë, i them, ,,më goditi një guri’’!. Ai, prapë më pyet, ku?, Unë i tregoj!. Dani, duke e parë plagën time, për mos, me më shqetësuar mua, ma ktheu ,, guri të paska goditur’’, ndërsa e shikonte plagën time, çfarë ishte goditja, më largoi nga vendi, dhe ma vendosi në kokë helmëtin e tij.

Pasi që u mbusha frymë thellë, dhe nuk po ndjeja tjera shqetësime, pozicionohem përsëri në mbrojtje. Ora kishte shkuar vonë, pasdite. Një ushtar nga Vrella, afrohet afër pozicionit tonë, dhe i drejtohet Bujarit: ,,Epror, a më lironi mua, që të shkoj në shtëpi, se jemi dy vëllezër këtu, dhe familja ime më pret mua e nuk largohet, se ashtu jemi marrë vesh’’. Bujari i thotë; ,,e ke të pamundur të dalësh nga këtu në këte intensitet luftimesh; po mos ke dert, se dikush përkujdeset për ta’’. Ushtari u kthye ne pozicionin e tij tek luftetaret e lirise.

Krisma plumbash, shpërthime, pluhur, gurë, tym, zhurmë gjithandej…

Pozicioni ynë ishte i mbuluar me drunjë bagremi dhe thasë me rërë, hyrjet-daljet dhe dritaret për t’i vendosur armët i kishim në harmoni të plotë.

Snajperistët serb kishin piketuar pozicionin tonë, dhe vazhdimisht qëllonin drunjtë e bagremit, dhe plumbat humbnin fuqinë në ta. Snajperisti kishte synim neutralizimin e forcës sonë. Tytat e kallashëve, sidomos të armës së Bujarit, skuqeshin shpesh. Edhe Dani ishte vendos, ndërkohë, në istikamet tona pertej rruges.

Për një moment, pa zë fare, Bujari e nxjerr Gulinovin nga bunkeri, dhe e vendosë jashtë, tek hyrja në istikam dhe nga aty gjuan. Pas nje shperthimi ne afersi, afër meje, dëgjova klithmën e motrës së Dane D..Kur ktheva kokën, vërejta se ushtarja e re, e policisë ushtarake, ishte plagosur, andej pashë se edhe Ahmet B., gjithashtu ishte plagosur. Në këto momente, përballje, një temperaturë e lartë, sikur zjarri, ma mbërtheu gjurin!. Posa ktheva kokën, pashë gjakun, që veç, kishte lagur tokën. Kthej sytë nga veriu, Bujari ishte i shtrirë në pozicion, nuk levizte, sa bjeshka, mu duk!.

Ishte një përzierje gjaku, djerse e dheu.

Aty, ishte Gëzim O., ishte edhe një ushtar i ri. Gëzimi, përkundër dhimbjeve që ndjente për plagosjen tonë, qëndronte i fortë. I drejtohet ushtares të policisë ushtarake. ,,Ushtare, a mund të ecësh?. Ajo, tha po. Gëzimi i drejtohet ushtarit, a mund ta marrim së bashku eproren!. Unë, i them, ,,nuk ka nevojë’’, ngritëm. E vendosa këmbën në tokë, dhe i them, ,,unë mund vetë të eci’’. U nisem të pestët, me ne ishte edhe Ahmeti.

Nisemi për të shkuar, ndër asfalt, ndër rrugë, dhe mëgje gardhi. Plumbat fishkellonin dhe binin ne toke si pikat e shiut, gjithandej.

Pas disa metrave, këmbën nuk e ndija më, nuk funksiononte fare. Këtë e vërejti Gëzimi, i cili së bashku me ushtarin e ri, mi dhuruan krahët e tyre. Ecëm ashtu gjatë, ishte ecje e mundimshme për të gjithë, ecnim për të dalë nga fushëbeteja, por deri ku, dhe sa do të kemi forcë, nuk e dinim.

Sa jemi afruar afër shtëpisë së Selman B., aty kam vërejtur një kombibus të bardhë, që shkonte mbrapa dhe kishte derën e hapur. Ishte prapavija jonë, që kishte ardhur për t ‘na dhënë ndihmë.

Na vendosin në kombibus! Aty, më kujtohet Hivzi S., dhe një bashkëfshatarë i tij. Duke u nisë kombibusi, e shoh edhe Ramadanin me dorë të gjakosur qe u ngjit ne kombibus.

Kur kaluam rruges afër shtëpisë sime, nga kombibusi e kam parë Nënën dhe Vlorën, dhe kam ngritur dorën lartë, për t’ua bërë me shenjë.

Para se të zbrisja nga kombibusi, tek spitali ushtarak, te shtëpia e Islam B., e porosita Hivziun dhe shoferin: ,, shkoni tek shtëpia ime, dhe tregonu, të largohen nga shtëpia, për punë sigurie, sepse, ashtu jemi marrë vesh, që pa ju thënë unë, ata nuk dalin’’.

Hivziu më premtoi se do ta kryente porosinë.

Në spital, kishte edhe të plagosur tjerë. Edhe neve na vendosën aty. Doktorët; Rifat D., dhe Ali B., shpejtonin sa mundnin; sa te njeri- sa te tjetri, duke ua dhënë ndihmën e parë të plagosurve. Dr. Rifati, ma pastroj plagën në gju, dhe ma fashoj bukur. Derisa ishte duke u larguar nga unë, i thashë: ,,Doktor, shiko edhe në shpatull, më ka rënë një guri’’. Ai e shikoi plagën, dhe më thotë: ,,Pse nuk më tregove, më parë; kjo është keq’’. Unë i thashë që nuk po e ndjej ashtu, mua po me pelqen.

Ndërkohë, gazetarët francez me të cilët ishim takuar sot në mëngjes, u futën në dhomë, gjironin me kamerë dhe mbanin reflektorë me dritë. Pas pak, ushtarët dhe mjekët sollën në dhomën tonë Bujarin. Ishte i gjallë, ishte gjallë, ishte mrekulli. E kishte mbuluar gjaku të tërin; mjekët mundoheshin, që ta bënin të pamundurën, në ato plagë që shihnin me sy, për të tjerat, në dorë të Zotit.

Ekzaminimet tjera ishin pothuajse të harruara për ato kushte.

Unë flisja, komentoja, kërkoja, sugjeroja, urdhëroja,…, bile, në një moment, derisa kishin ardhur bashkëluftëtarët e eprorët për të na uruar plagët, u them: ,,Shkoni në pika, na lini ne, jemi me doktorët dhe me motrat’’. Ata nuk bëzanin,…, kjo heshtje e tyre tregonte shumë,…, ende se kuptoja.

Askush nuk tregonte asgjë për epilogun e luftës,…,më kishin mbetur në mendje, fjalët e Fikretit: ,,janë vrarë tre luftëtarë’’ tre,…,

Agonia kishte filluar, dhimbjet sa vinin e merrnin intensitet, shikoja fytyra që hynin e dilnin, erdhi Besa, Kreshniku, Vlora e Sabrije M., mi banën përhajër plagët dhe kaq, asnje fjale me teper. Dritarja e dhomës ndriçonte nga granatimet. Nuk flasin një fjalë. I pyes, sa për t’i nxitur: ,,A e preu Baci qengjin?, më përgjigjen, me një po. Unë qesha, marr ditarin dhe shkruaj një faqe me fjali diku-diku pa kuptim.

Terapia e domosdoshme ma humbi fillin,…,dhimbjet e ëmbla ishin aty, nuk dija si t’i merrja, me të mirë. Nata e gjatë,…, Ramadani nganjëherë më drejtohej me nga, një fjalë,…, mjekët dhe motrat vinin dhe largoheshin. Me ndihmën e Besës e Kreshnikut ngrihesha here pas here.

Nata e gjatë,…,ashtu siç ishte dita e gjatë dhe e rëndë. Unë nuk e dija, por, ata të tre, tani Dëshmorë, kishin qenë: shoku im i jetës- Xhaferi, dhe Smajli e Ismeti, si dhe të tjerët; Bujari, Izeti, Skenderi, Neziri, Muharremi dhe Abedini qe kishin bere oret e para te takimit me shoket ne amshimin e perjeteshem.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …