Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dënuar dhunën e opozitës kundër institucioneve. Ai tha se “dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar”. Ai shtoi se “plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”. “Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”-shkruan Lleshaj, Përderisa policia përballët me dhunues të ligjit, kryeministri Edi Rama ikë nga vendi, meqë nuk ka guxim të përballet me opozitën, edhe pse ajo kërkon largimin e tij nga Qeveria.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …