Një autobombë ka shpërthyer në Dagestan pranë një punkti policor rreth qytetit Derbent, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë. Ndërkaq, Shteti Islamik përmes një mesazhi në Twitter, ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Disa persona kanë mbetur të vrarë, derisa 17 tjerë janë plagosur nga sulmi me autobombë, duke përfshirë gjashtë policë dhe gjashtë civilë. Sipas raporteve paraprake, makina kishte kaluar përmes një postblloku policor ku më pas ka shpërthyer. Raportohet se sulmin e ka kryer një vetëvraës, i cili në ato momente po ngiste veturën.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …