OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL UÇK-së ka reaguar pas arrestimit të vëllezërve: Driton, Agim e Selman Demaj

OVL e UÇK-së  ka reaguar pas arrestimit të vëllezërve Driton, Agim e Selman Demaj dhe pas shkuarjes në vuajtje të dënimit të kryetarit të Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku. “Dje u dërguan në vuajtje të dënimit kryetari i komunës së Drenasit, Nexhat Demaku e ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku, ndërsa sot arrestohen dhunshëm vëllezërit Driton, Agim e Selman Demaj në cilësinë e të dyshuarit”, thuhet në reagimin e OVL-së. OVL e UÇK thotë se për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata  janë dënuar pa prova materiale, me vetëm një deklaratë të një pale, e që është absurd i kësaj drejtësie, që fatkeqësisht po e zbaton drejtësia e Kosovës. “Na brengos fakti që kriminelët serbë shëtisin lirshëm kudo në Kosovë dhe nuk gjykohen për krimet që i kanë bërë, por po gjykohen e dënohen me akuza të rrejshme luftëtarët e lirisë”, mbyllet reagimi i OVL të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …