Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, thotë se për zgjedhjet e parakohshme duhet të piqen kushtet

Zëvendës-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se për të shkuar vendi në zgjedhje duhet të piqen kushtet. Sipas tij, kjo varet edhe nga puna që bën Qeveria e Kosovës. Ai në një intervistë për Kosovapress” ka vlerësuar se aktualisht Qeveria Haradinaj është duke i kryer punët e veta. “Zgjedhjet vijnë kur të piqen kushtet. Natyrisht me rregulla, zakonisht janë afatet ligjore. Çdo katër vite ka zgjedhje, por kjo nuk është diçka fikse, gjithmonë varet nga zhvillimet e gjithëmbarshme në vend. Pra, nga zhvillimet nga funksionimi i Qeverisë, nga puna që bën Qeveria e Kosovës dhe nga detyrat që i kryen. Praktikisht, duhet të krijohen kushtet nëse do të ketë nevojë për zgjedhje. Tani për tani Qeveria është duke i kryer punët e veta”, ka thënë Limaj. Megjithatë Limaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …