leoni

Jashari: Arrestimet e të premtes ishin një “spektakël” i shëmtuar në të cilin OVL e UÇK-së është keqpërdorur

Bekim Jashari: Nuk jam as nuk do të jem fajtori kujdestar për çdo problem që ndodhë në subjektet politike

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas njoftimeve se në PDK-në e Skenderajt të dielën ka pasur përleshje fizike. Ai ka thënë se nuk është as nuk do të jetë fajtori kujdestar për çdo problem që ndodhë në subjektet politike. “Kam qenë shumë i angazhuar me projekte në interes të qytetarëve të Skenderajt. Dje, zyrtarisht në Skenderaj kemi shpërnda 164 bursa për studentë, ndërsa sot kam qenë i angazhuar në takim me biznesmenë, për të sjellë investime në Skenderaj, për të hapur fabrika dhe vende pune. Pavarësisht angazhimeve të mia, për të mirën e qytetit, janë të tjerët të cilët tentojnë të më involvojnë në tema që fare nuk më interesojnë, dhe as që dua të merrem me to. Dhe, sado që mundohesh të mos i kushtosh rëndësi çfarë shkruajnë, atëherë kur tentojnë të të nxjerrin ashtu siç nuk je, me gjithë angazhimet e stafit dhe bashkëpunëtorëve, për të sjellë investime, me qëllim të çuarjes përpara këtij vendi të varfër e me numër të lartë të papunësisë, dhe me shumë probleme të tjera, prapësëprapë duhesh t’ua kujtosh faktin se Skenderaj do të jetë ndryshe nga së janë mësuar ta shohin e ta trajtojnë. Bekim Jashari nuk është as nuk do të jetë fajtori kujdestar për çdo problem që ndodhë në subjektet politike. Unë i kam hapur dyer e bashkëpunimit për të gjithë, pa dallim. Pavarësisht kësaj, për aq kohë sa do të jem në krye të Komunës, përkrahës të mi i konsideroj të gjithë banorët e Skenderajt. Për mua, të gjithë, pa asnjë dallim, janë qytetarë të barabartë, të njejtë”, ka shkruar ai

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …