Mospranimin e masakrës së Reçakut nga ana e Serbisë, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli e ka quajtur politikë të rrezikshme të Beogradit. Ai tutje është shprehur se do të kujtohen përherë krimet e Serbisë në Kosovë. “Mospranimi i Masakrës së Reçakut dhe të Gjenocidit të Srebrenicës nuk janë raste të izoluara, por paraqesin një politikë të rrezikshme të Beogradit dhe të kukullave të tyre në rajon që duhet të dënohen fuqishëm nga kombi. Ne do t’i kujtojmë gjithmonë Serbisë për krimet që ka kryer në Kosovë”, ka shkruar Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …