Mjedisi i pastër dhe i mbrojtur vazhdon të mbetet njëri nga prioritetet më të rëndësishme të qeverisjes sime komunale në Deçan, por kur këtij aksioni i bashkohen njerëzit e vullnetit të mirë unë shprehë mirënjohjen time për punën vullnetare të Avdi (Rrustem) Geci nga Lluka e Ulët i cili gjatë vikendit ka nisur aksionin për largimin e mbeturinave tek deponia e krijuar nga vet qytetarët në Llukë të Ulët.
Gjesti i Avdiut shpresoj të trokas në ndërgjegjen tonë, duke na bërë më të përgjegjshëm për mjedisin që na rrethon tha ndër të tjera kryetari Ramosaj.