leoni

Përkujtohet 20 vjetori i ofensivës serbe mbi popullatën e fshatit Skifteraj

Në 20 vjetorin e rënies së Selami e Mehmet Ismajlit nga fshati Skifteraj, në varrezat e dëshmorëve në Viti, përfaqësues të Institucioneve komunale, Organizatave të dala nga lufta, si dhe qytetarë të tjerë, vendosën lule mbi varret e tyre. Ndryshe, është edhe përvjetori i 20-të që kur forcat ushtarake e paramilitare serbe, sulmuan popullatën e fshatit Skifteraj, ku pati të vrarë, të plagosur edhe shtëpi të djegura. Me rastin e këtij përvjetori, në orët e pasdites në lokalet e shkollës do të mbahet një tubim përkujtimor, ndërsa do bëhen edhe homazhe tek varrezat e të vrarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …