leoni

Ambasada e Amerikës

Ambasada e Amerikës në Kosovë konsideron se mohimi i mizorive të luftës në Kosovë ofendon kujtimet për viktimat

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka thënë se mohimi i mizorive të luftës në Kosovë ofendon kujtimet për viktimat dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Në një reagim, kjo ambasadë ka kërkuar nga udhëheqësit e Kosovës nga të gjitha bashkësitë që të përmbahen nga retorika të tilla. “Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet më tej në njoftim. Ky reagim i SHBA-së erdhi pak ditë pasi Ivan Todosijeviq u shkarkua nga pozita e ministrit në Qeverinë e Kosovës, pas deklaratave ku masakrën e Reçakut e quajti trillim. Pas shkarkimit po ashtu ka pasur iniciativë që të dënohet me ligj mohimi i këtyre krimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …