Seanca plenare e mbetur në gjysmë dje do të vazhdojë punimet e saj të mërkurën. Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, kjo seancë do të fillojë në ora 10. Kujtojmë se seanca e mbajtur dje ka pasur gjithsej 51 pika. Që të gjitha pikat, kanë qenë të papërfunduara nga seancat e mbajtur qysh në janar të këtij viti. Përveç shqyrtimeve dhe votimeve që ishin në rend dite, e të cilat shumica nuk janë përfunduar për mungesë kuorumi, në Kuvend është miratuar edhe një rezolutë dhe një komision ad hoc për krimet e kryera nga serbët gjatë luftës në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …