Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku dhe ajo e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu kanë reaguar kundër njëra-tjetrës gjatë ditës së sotme në Komisionin për Legjislacion. Arsyeja e gjithë kësaj ishte ndryshimi i Ligjit të Zgjedhjeve të Përgjithshme. Deputetja Izmaku kërkoi që Komisioni për Legjislacion të mos e shqyrtojë këtë pikë, pasi sipas saj komisionit po i humb kredibiliteti. Ajo madje iu drejtua koleges së saj Haxhiu se po sillet me arrogancë dhe se e ka marrë me shumë zemër këtë çështje. Ndërkohë që deputetja Haxhiu ka reaguar, duke thënë se nuk i jep llogari deputetes Izmaku. Dje në Kuvend është krijuar një komision për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor. Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, tha se ky ndryshim është për t’ua lehtësuar diasporës mënyrën e votimit, i cili sipas tij, duhet të bëhet në ambasadat apo konsullatat e Kosovës ku ata më afër jetojnë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …