Në Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete është shqyrtuar raporti vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsion për vitin 2018. Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, tha se 98 për qind e zyrtarëve publikë e kanë deklaruar pasurinë deri më 1 prill, kur ka qenë afati i fundit. Janë ngritur 90 aktakuza, janë shqiptuar 56 aktgjykime dënuese në prokuroritë lidhur me kallëzime penale të ngritura nga agjencia. Në këto kallëzime përfshihen çështja e veprave penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kallëzim i rrejshëm i pasurisë e të tjera. Deklarimin e pasurisë kanë kryer 4737 zyrtarë, 4660 e kanë deklaruar, 88 për qind prej tyre. 77 nuk e kanë deklaruar, 15 e kanë deklaruar me vonesë, tha ai. Ndërsa, kryetarja e komisionit Albulena Haxhiu tha se janë të shqetësuar me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, ku sipas saj, që një vit ka hyrë në fuqi, por Komuna e Prishtinës nuk e zbaton.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …