Pavdekësia e tyre ecën krah për krah me lirinë e Kosovës

Më homazhe dhe vendosje të kurorave më lule në 20-të vjetorin e rënies në Altarin e Lirisë, janë përkujtuar luftëtarët më të spikatur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe Enver Haradinaj. Homazhe kanë bërë kryeministri i Republikë së Kosovës Ramush Haradinaj, kreu i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së  ministra nga kabineti qeveritar, deputet, kryetar komunash, veteran e invalid të luftës, familjarë si dhe qytetar nga të gjitha viset shqiptare. I pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se sot kujtojmë djemtë e zot të cilët ranë për këtë ditë që ne të jemi të lirë, andaj gjithmonë do të ju përkujtojmë me nder e krenari juve Heronjtë e Kombit. Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj tha se ’’Ata ranë që të ngritët një popull i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën e tij. Pavdekësia e tyre ecën krah për krah me lirinë e Kosovës, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu’’.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …