NË DITËN E SHKOLLËS NË ARLLAT, MINISTRI BYTYQI PËRUROI FUSHËN E SPORTEVE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në shënimin e Ditës së Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Mehdi e Sylejman Bytyqi” në Arllat të Drenasit, me ç’rast përuroi fushën e sporteve, që është investim i Ministrisë së Arsimit. Ministri Bytyqi, duke vlerësuar lartë kontributin e dy dëshmorëve të këtij fshati, emrin e të cilëve e mbanë shkolla, tha se: Mehdi dhe Sylejman Bytyqi bartnin në vete vlera njerëzore, të cilat do të mbesin përherë në kujtesën e atyre që patën fatin t’i njohin. “Kjo festë është më e rëndësishme se sa vetëm një ditë e shkollës, kjo pasi që emrat e dy dëshmorëve e madhështojnë këtë shkollë. Mehdi dhe Sylejman Bytyqi ranë për lirinë që ne sot e gëzojmë”, u shpreh ministri Bytyqi. Ministri Bytyqi, uroi mësimdhënësit dhe nxënësit për këtë ditë feste, ndërsa i ftoi që së bashku të përkushtohen maksimalisht, në mënyrë të kontribuojnë në realizimin e synimeve për arsim më të mirë. Ministri Bytyqi, po ashtu tha se, MAShT do të angazhohet që pas këtij investimi të marrë përsipër edhe pajisjen e shkollës me inventarë të ri. Më pas, ministri Bytyqi ka vendosur lule te busti i dy dëshmorëve, Mehdi dhe Sylejman Bytyqi, si dhe te varrezat e tyre në Kleçkë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …