Sot në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Gjakovës në Kodrën e Çabratit do të bëhet ribashkimi i pesë trupave të identifikuar nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore. Shoqata “Thirrjet e Nënave” njofton se bëhet fjalë për martirët Ilir Berisha, Ferhat Bicurri, Driton Lluhani, Florim Luzha dhe Taulant Nura. Kjo shoqatë thotë se ribashkimi i trupave përmes një ceremonie të veçantë me familjarë do të bëhet në orën 13:30.
