Pasurimi enorm i të pasurve në Kosovë, rritja qind për qind e pagave të atyre që janë të zënë me punë dhe paguhen nga taksapaguesit e vendit, mungesa totale e investimeve në krijimin e vendeve të punës, ka bërë që klasa e të varfërve, të ikë sa më parë nga vendi me qëllim për të mbijetuar. Kosova po shndërrohet në një Republikë, ku Buxheti i Shtetit është pronë private e Qeverisë në pushtet dhe e të pasurve të cilëve u shumëfishon fitimet. Paraja publike por derdhet në autostrada të kushtueshme, me të cilat mund të hapeshin dhjetëra mijëra vende punë, por kjo nuk është në agjendë të koalicionit qeveritar, edhe pse nuk mungon retorika e tyre e përditshme për krijimin e mirëqenies në vend, duke marrë për bazë mirëqenin e tyre, të familjeve e të afërmeve të tyre, militantëve e sekserëve partiakë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …