Hapja e mijëra vendeve të punës për të huajt e ka shndërruar Kroacinë ndër destinacionet kryesore edhe për të papunët e vendit tonë. Për tre muajt e parë të këtij viti rreth 1 mijë e 300 qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrimi dhe pune nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kroacisë. Në fund të vitit të kaluar, Qeveria kroate ka miratuar një vendim mbi përcaktimin e kuotës vjetore për punësimin e të huajve për vitin 2019. Në Ambasadën e këtij vendi në Prishtinë kanë treguar se kuota totale për vitin 2019 është 65 mijë leje të punës, përfshirë vazhdimin e lejeve ekzistuese. Prej tyre, 15 mijë do të jenë vazhdim i lejeve ekzistuese, ndërsa 50 mijë e 100 sosh leje të reja.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …