Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar masakrën e forcave serbe në Poklek dhe Çikatovë të vjetër ndaj popullsisë civile shqiptare. Ai ka kujtuar viktimat, fëmijë, të rinj, të rejta, burra e pleq. Thaçi shkruan se edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk është ndëshkuar nga drejtësia. “Para 20 vjetëve forcat ushtarake dhe policore serbe kryen dy masakra të tmerrshme mbi popullatën civile në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër. Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …