leoni

KPMM-ja dhe SHGJK-ja kundër fuzionimit

KPMM-ja dhe SHGJK-ja kundër fuzionimit

Sot është mbajtur takimi publik lidhur me plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive te pavarura. Drejtori i departamentit ligjor në Ministrinë e Administratës Publike, Naser Shamolli bëri hapjen e takimit publik, ku të pranishëm ishin  drejtues nga KPMM, SHGJK, MZHE-ja.

Kryesuesi i Bordit të KPMM-së, Musa Shabani ka thënë se ne e kemi pranuar këtë projektligj e kemi analizuar por, KPMM-ja  e kundërshton këtë projektligj, i cili bie në kundërshtim me ligjin bazë, për funksionimin e Agjencive të pavarura. Hartuesit e këtij projektligji shihen qartë se nuk kanë pasur fare njohuri për KPMM-në. Kjo mos njohuri shihet kur te plani që KPMM-ja  të shkrihet në SHGJK. Ne kemi analizuar me kujdes ligjin dhe konsiderojmë se duhet të trajtohemi konform kapitullit 3 për agjencitë e pavarura. Apelojmë të mos bëhet jo funksional funksionimi i sektorit minerar në Republikën e Kosovës, tha mes tjerash, Musa Shabani.

Anëtari i Bordit të KPMM-së Azem Rexhaj, theksoi se sektori minerar funksionon jashtëzakonisht mire. Kur është themeluar KPMM-ja në vitin 2005 është themeluar si agjencion i pavarur. Gjatë gjithë këtyre viteve ne kemi punuar në kontinuitet profesional dhe vendimmarrës, duke u bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës. Nëse ky projektligj kalon si i tillë, atëherë do të shkatërrohet tërë shërbimi minerar për gjithë këto vite. Apelojmë të mos bëjmë eksperimente me një sektor që është tu funksionuar jashtëzakonisht mirë.

Drejtori i SHGJK,  Fidaim Sahiti,  ka treguar para të pranishmëve se nuk është konsultuar askush për këtë çështje. Nuk e di a është bërë një analizë paraprake për të bërë ndryshimin e këtyre ligjeve. Unë kërkoj që SHGJK-ja të ngrihet në shkallë të lartë. Mendoj se duhet bërë një analizë e detajuar pastaj të vendoset për këtë ndryshim.

Skënder Sallahu drejtor i Departamentit të Minierave në MZHE ka treguar se kjo qasje nuk funksionon në praktike. Ka shumë problematika të trajtohen deri sa të vihet deri te  funksionalizimi i saj. Kemajl Zeqiri anëtar i KPMM ka thënë se ky ligj është draftuar pa pasur fare për bazë arteret kryesor. Nuk janë konsultuar fare shumë dikastere që është dashur të diskutohen. Kjo çështje është shumë e gabuar. Ky bashkë dyzim nuk sjell asgjë pozitive e por të kundërtën.

Përfaqësuesi i Felix Rathije tha se agjencitë e pavarura janë të destinuara të jenë organe që i ndihmojnë kuvendit për punët e ekzekutivit. Hartimi i politikave është pikënisje për një punë të tillë. Dua t’ju pyes sesi i keni raportet me kuvendin. Nëse ky komision dhe kuvendi  janë në gjendje t ju ofrojnë punën. Si e ekzekutoni buxhetin, apo planin, synimet etj. Ligji e thekson qartë se ministria nuk mund të udhëzoj në lidhje me procedurat etj.

Drejtori i KPMM-së,  Ramiz Krasniqi, paraqiti  një pasqyre reale për punëtorët e KPMM-së, të cilët janë të kualifikuar për pozitat e tyre.  Nuk është mire nga hartuesit e këtij ligji që aq shumë të degradojnë KPMM-në. Krasniqi po ashtu u shpreh tejet i brengosur lidhur me hierarkinë që është paraparë në këtë ndryshim të ligjit.  Jemi për reforma por jo për bashkë dyzim. Ne do të punojmë bashkë deri në draft ligjin final, tha në përfundim të fjalës së tij drejtori i KPMM-së,  Ramiz Krasniqi.

KPMM-ja dhe SHGJK-ja kundër fuzionimit

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …