leoni

Para komunës së Junikut u mbajt protesta gjithë qytetare

Para komunës së Junikut u mbajt protesta gjithë qytetare e organizuar nga Komuna e Junikut, Shoqëria Civile, Organizatat e dala nga Lufta dhe bizneset lokale për të kundërshtuar vendimin e kundërligjshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe KRU “Gjakova”, në kundërshtim me ligjin e Republikës së Kosovës për ujëra, ligjin për mbrojtje të mjedisit dhe natyrës dhe kundër ligjit për Parkun Nacional Bjeshkët e Nemuna. Junikasit nuk i mohojnë askujt furnizimin me ujë të pijes duke ofruar dhe zgjidhje alternative, mirë po jo duke dëmtuar kundërligjshëm ekosistemin dhe trashëgimin tonë natyrore me veprime me dëme të pariparueshme.  Agjenda pason me dorëzimin e peticionit të nënshkruar “Ta Mbrojmë Erenikun” që do i dorëzohet kryetarit të Këshillit ndërministrorë njëherit kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …