Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Prof.Dr. Mytaher Haskuka dhe në bashkëpunim më Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për nder të 20 vjetorit të rëniës së dëshmorit të kombit, Ismajl Kryeziu sot mbahet Akademi dhe organizohen aktivitete përkujtimore sipas këtij programi. Në orën 10:00 bëhën homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë. Në orën 10:30 bëhën homazhe në Arbanë. Ndërsa në orën 12:00 mbahet Akademi përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …