Gjatë ditës se sotme organizohen aktivitete përkujtimore për nder të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës

Gjatë ditës se sotme organizohen aktivitete përkujtimore për nder të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës

Nën-kryetrari i Prishtinës, z. Selim Pacolli përmes një postimi në rrjetin social ka bërë të ditur se nën patronatin e Komunës së Prishtinës sot organizohen aktivitete përkujtimore për nder të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës. Aktivitetet do të organizohen sipas kësaj agjende. Në orën 10:00 bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. Në orën 10:30 bëhen nderime tek shtatorja e Zahir Pajazitit. Në orën 10:40 organizohet aktiviteti i dhurimit vullnetar të gjakut në sheshin “Zahir Pajaziti”. Në orën 10:50 bëhen nderime tek shtatorja e heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Në orën 11:00 bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Makoc, Mramor, Prapashticë, Dabishec, Canaj, Barilevë, Rimanishtë, Koliq, Stallovë, Bernicë. Në orën 13:00 mbahet Tubimi Qendror Tradicional Epopeja e UÇK-së në fshatin Marec. Në orën 15:30 bëhen homazhe në Memorialin e Dëshmorëve në fshatin Sharban. Ndërsa në orën 18:00 mbahet Akademi për dëshmorët në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …