Gazeta austriake, “Der Standard”, shkruan se ideja për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë do të varroset, në Berlin më 29 prill 2019, në takimin që do të mbahet mes liderëve të Serbisë, Aleksander Vuçiç e Ana Brnabiç si dhe atyre të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron. Këtë tashmë e pohon edhe një përkrahës i kësaj ideje, këshilltari politik, Ivan Krastev, sipas tij negociatat për një skenar te tillë, e kanë humbur sensin.“Përshtypja ime është se një ide e tillë e ka humbur aktualitetin. Në këtë frymë nuk do të ketë shkëmbim të territoreve”, ka thënë ai, i cituar nga Der Standard.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …