Çerkin Dukolli: Liria e shtypit, është e drejtë themelore dhe vlerë kuptimplote e shteteve demokratike

Çerkin Dukolli: 20 vite nga beteja në Malet e Berishës

20 vite nga beteja në Malet e Berishës dhe rënja e dëshmorëve të kombit Islam Kastrati, Mentor Morina, Ramadan Bytyqi, Halim Bajraktari e Mentor Gashi.

Kujtojmë heroizmin e pashoq të luftëtarëve të UÇK-së, në betejën e Gurit të Gradinës e cila përfundimisht rrënoj ëndërrën shesheliane për të pushtuar malet e Berishës.

Në këtë zonë, ku operonte Brigada 121” KUMANOVA” në këtë kohë ishin të strehuar rrethë 100.000 banorë e ku ndodheshin edhe institucionet vitale të luftës: SHP i UÇK-së, Spitali Ushtarak, QPK, Radio “Kosova e Lirë” dhe Agjencia e lajmeve “Kosovapress” .

Luftimet e prillit 1999 në këtë anë kanë qenë vendimtare për rrjedhat e mëtutjeshme të luftës çlirimtare, andaj sot kujtojmë me respekt heroizmën e pashoq të secilit luftëtar.

Lavdi dëshorëve të kombit.
Falënderues përjetësisht kontributit të secilit luftëtar dhe çdo qytetari të këtyre anëve.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …