Mohimi i krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë, ka shkaktuar reagime të shumta si nga akterë vendorë por edhe ndërkombëtarë. Derisa Haradinaj ka shkarkuar dy zyrtarë serb nga pozitat e tyre që mbanin në institucionet e Kosovës për shkak të deklaratave të tyre kundrejt asaj që ka ndodhur në luftën e fundit në Kosovës, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett. Në reagimin e ambasadës ndër të tjera është bërë thirrje që udhëheqësit e Kosovës nga të gjitha komunitetet të përmbahen nga retorikat nxitëse. Sipas tij përkushtimi ndaj të vërtetës për të kaluarën e luftës, është jetik për një të ardhme paqësore. Ndërkohë këtij reagimi të Kosnett, i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott. “Pavarësisht nga të gjitha dhimbjet që ajo po shkakton, historia nuk mund të zhbëhet, por nëse i qasemi me guxim, ajo nuk duhet të përsëritet.” – Maya Angelou”, ka shkruar Scott.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …