Kryetari Haliti priti në takim Kryetarin e FSSHK, Dr. Blerim Syla

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim Kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Blerim Syla. Bëhet me dije se gjatë këtij takimi është folur në lidhje me projektin “Trupat regjional mbi dialogun social” që parashihet të zhvillohet edhe në territorin e Komunës së Vitisë. Përndryshe ky projekt mbështet nga Olof Palme International Center, me seli në Suedi në bashkëpunim me OJQ PEN dhe QPA. Kryetari Haliti gjatë këtij takimi e njoftoj Dr. Syla edhe për investimet që ka bërë komuna e Vitisë, në bashkëpunim me partnerët e saj në përmirësimin e ofrimit të kushteve në institucionet shëndetësore në këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …