Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka shpallur kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan. Këtë ai e ka konfirmuar duke shtuar se sot e ka dorëzuar edhe kandidaturën zyrtare në KQZ. “Faktikisht më shumë se një muaj e kam bërë publike e sot ka qenë afati i fundit për zyrtarizim dhe e kam dërguar në KQZ. Kuvendi mbahet të dielën tek ne”, tha Mustafa. Ndërkohë kandidaturën për kryetar të degës e ka bërë edhe Bedri Hamza për qytetin e Mitrovicës.
