Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim ish-pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim ish-pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”. Ai ka thënë se është kënaqësi e veçantë si bashkëluftëtar, por edhe si president i vendit, që ta ketë një bashkëbisedim shumë miqësor dhe vëllazëror me pjesëtarët e batalionit “Atlantiku”, për të evokuar kujtime nga e kaluara, por edhe për të diskutuar dhe shikuar kah e ardhmja, thuhet në njoftimin presidencial. Ndërsa ish-komandanti i Batalionit “Atlantiku”, Gani Shehu, theksoi se rrugëtimi i Atlantikut ishte pjesë e një angazhimi shqiptaro-amerikan përgjatë dekadave në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesëtarëve të batalionit “Atlantiku”, kreu i shtetit u ka thënë se ata gjithmonë kanë investuar në unitet dhe në afrimin e qytetarëve pa dallime partie dhe ideologjie, duke synuar forcimin e lëvizjes kombëtare dhe luftës kundër Serbisë, por edhe forcimin e shtetit të Kosovës, demokracisë, rendit, ligjit dhe perspektivës euroatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …