RKL: Intervistë me Dren Brahimajn, djali i dëshmorit të kombit, Sherif Musë Brahimaj

RKL: Intervistë me Dren Brahimajn, djali i dëshmorit të kombit, Sherif Musë Brahimaj

RKL: Mirë se vini në Radion Kosova e Lirë, i nderuar, Dren Sherif Brahimaj

Dren Sherif Brahimaj: Mirë se ju gjejë, faleminderit për ftesën! Kam nderin të jem i ftuar në Radio Kosovën e Lirë, këtu ku jehonë zëri i Dëshmorëve

RKL: I nderuar Dren, ju keni qene tre muaj,  kur babi i Juaj Dëshmori i Kombit është përjetësuar në Altarin e Lirisë. Çka veçoni nga aktiviteti i Babit Tuaj, nga rrëfimet që ju kanë treguar të afërmit Tuaj?

Dren Sherif Brahimaj: Babai,  dëshmori i kombit Sherif Musë Brahimaj aktivitetin e tij e filloj që në 1997 duke u kyçur në radhët e UÇK-së dhe po ashtu bashkë me vëllezër mori pjesë në shumë demonstrata kundër okupatorit hegjemonist serb.

RKL: Rënia dëshmorë, Sherif Brahimaj ishte humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për UÇK-në, por edhe për familjen, e bashkëluftëtarët, a mbani kontakte me shokët e Tij?

Dren Sherif Brahimaj: Pa dyshim me shumë shokë të idealit e bashkëluftëtar mbajmë kontakte, është nder për ne risjellja në kujtesë e atyre viteve sa të vështira aq edhe të lavdishme.

RKL: Ku jeni sot Ju fëmijët e dëshmorit, a studioni, a punoni?

Dren Sherif Brahimaj: Disa nga ne kanë krijuar familje, janë edhe të punësuar por dhe unë jam në studime.

RKL: I nderuar Dren, cili është mendimi i Juaj, lidhur me trajtimin e familjeve të dëshmorëve nga qeveritë e pasluftës?

Dren Sherif Brahimaj: Realisht në bazë të statutit për familjet e dëshmorëve edhe është punuar në përpushjen e lehtësirave për kategoritë e luftës si obligim nga ana e qeverive të pasluftës.

RKL: Po nga OVL e UCK, dhe nga Presidenca po shpalljen e tituj e grada për dëshmorët, ata po selektohen kush dëshmor e martir e dikush hero, cili është komenti i Juaj?

Dren Sherif Brahimaj: Selektimet janë të dëmshme dhe krijojnë përçarje tek familjet e dëshmorëve. Luftëtarët e lirisë kanë pasur një kauzë të përbashkët dhe kjo duhet mbetet e pa ndryshuar.

RKL: Cila është përkrahja konkrete që keni marrë nga shoqëria dhe nga institucionet e vendit dhe a mjafton ajo?

Dren Sherif Brahimaj: Kem pasur përkrahje nga institucionet edhe ne bazë të statutit të dëshmorit por nuk ka munguar as ajo e shoqërisë.

RKL: Dëshmorët Jetën, luftën e rënien e bënë bashkë, por fatkeqësisht tani për interesa personale edhe po i ndajnë, a mendoni se, Ju familjet e dëshmorëve a duhet të reagoni për raste të tilla?

Dren Sherif Brahimaj: Mendoj që duhet të mbetet në ndërgjegjen e secilit prej nesh, sakrifica e tyre është e pakontestueshme.

RKL: A mendoni se po bëjmë mjaft për të quar në vend amanetin e dëshmorëve?

Dren Sherif Brahimaj: Jo, mendoj që duhet bërë edhe më shumë!

RKL: I nderuar Dren, të falënderojmë që u bëre pjesë e intervistave në Radion Kosova e Lirë. Suksese dhe shëndet!

Dren Sherif Brahimaj: Faleminderit, suksese në punën e palodhshme që po e bëni.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …