leoni

RKL: Intervistë me Arta Brahimajn, bija e dëshmorit, Ramiz Brahimaj

RKL: Intervistë me Arta Brahimajn, bija e dëshmorit, Ramiz Brahimaj

RKL: Mirë se vini në Radion Kosova e Lirë, e nderuar Arta Ramiz Brahimaj

Arta Ramiz Brahimaj: Mirë se ju gjejë, faleminderit për ftesën.

RKL: E nderuar Arta. Ç ka veçoni nga aktiviteti i Babit Tuaj, sigurisht Juve ju kanë treguar të afërmit Tuaj?

Arta Ramiz Brahimaj: Babi ka filluar aktivitetet qe nga 1997, është marrë me bartjen e armatimit te plagosurve dhe me përcjelljen e grupeve ushtarake deri ne pika te caktuara. Pastaj dyert e shtëpisë i hapi si shtab për ushtar dhe civil.

RKL: Rënia dëshmorë, Ramiz Brahimaj ishte humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për UÇK-në, por edhe për familjen, e bashkëluftëtarët, a mbani kontakte me shokët e Tij?

Arta Ramiz Brahimaj: Kontaktet me bashkëluftëtaret dhe shokët e babait nuk është se janë te shpeshta përveç ne përvjetorë, ose ne ndonjë organizim apo takim te rastit ku asnjëherë nuk kursejnë fjalë te mira për Të, ku çdo here është kënaqësi kur prej secilit merr diçka të cilën se kam ditë dhe krenaria bashkë mallin rritet edhe më shumë. Falënderuese ndaj tyre.

RKL: Ku jeni sot Ju fëmijët e dëshmorit, a studioni, a punoni?

Arta Ramiz Brahimaj: Babi la pas nenën tonë heroinë për ne, dhe tri vajza. E madhja farmaciste e diplomuar e punësuar, e dyta Teknologe e diplomuar në kërkim të një vendi pune dhe unë e vogla studente në vit të dytë.

RKL: E nderuar Arta, cili është mendimi i Juaj, lidhur me trajtimin e familjeve të dëshmorëve nga qeveritë e pasluftës?

Arta Ramiz Brahimaj: Nuk mundem me than qe kemi pas neglizhim nga ta, ku kemi pas lirime prej pagesave tek instuticionet publike si universitet ,spitale etj . Përparësi tjetër si punësim apo diçka nuk kemi pas.

RKL: Po nga OVL e UCK, dhe nga Presidenca po shpalljen e tituj e grada për dëshmorët, ata po selektohen kush dëshmor e martir e dikush hero, cili është komenti i Juaj?

Arta Ramiz Brahimaj: Sa i përket OVL  e UCK,së gjithmonë kemi marr respekt maximal nga ana e tyre, ndërsa  sa për këto titujt e fundit nuk e di qka të them.

RKL: Cila është përkrahja konkrete që keni marrë nga shoqëria dhe nga institucionet e vendit dhe a mjafton ajo?

Arta Ramiz Brahimaj: Vazhdimisht kemi pasur përkrahje nga institucionet shtetërore por nuk ka munguar përkrahja as nga shoqëria civile.

RKL: Dëshmorët Jetën, luftën e rënien e bënë bashkë, por fatkeqësisht tani për interesa personale edhe po i ndajnë, a mendoni se, Ju familjet e dëshmorëve a duhet të reagoni për raste të tilla?

Arta Ramiz Brahimaj: Ne fakt tani për tani ne krejt Kosovën ekziston një prirje qe të bëhen ndarje mes njerëzve e për fat të keq nuk po i ruajmë as vlerat e luftës e as nuk po e respektojmë renin e Tyre. Natyrisht që ne nuk i përkrahim këto ndarje e këto padrejtësi që po bëhen por deri tani nuk e kemi ngritur zërin asnjëherë.

RKL: A mendoni se po bëjmë mjaft për të quar në vend amanetin e dëshmorëve?

Arta Ramiz Brahimaj: Askush nuk e ka dëshiruar gjendjen në të cilën gjendet Kosova tani, e aq me pak dëshmoret dhe martiret por amaneti i tyre është i shenjtë dhe ne familjaret e tyre po mundohemi që të punojmë drejtë e asnjëherë mos t’ia kthejmë shpinën vendit tonë.

RKL:E  nderuar Arta të falënderojmë se u bëre pjesë e intervistave në Radion Kosova e Lirë. Suksese dhe shëndet!

Arta Ramiz Brahimaj: Faleminderit nga ju pata nderin dhe kënaqësinë të jem pjesë e  intervistës Suaj.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …