Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e Ditës së Veteranëve të Koshares dhe rënies së heroit të Kosovës, Sali Çekaj, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2019”, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. Ai, gjatë fjalës së tij në këtë Akademi përshkroi dimensionet e “Epopesë së Koshares”, të heroit Sali Çekaj, duke thënë se rëndësia e fillimit të luftës, të “Epopesë së Koshares”, ka qenë e madhe, historike, me dimensione të mëdha, duke hyrë në ato momentet më vendimtare në rrugën deri në liri. Në këtë akademi, nga një fjalë rasti mbajtën edhe Agron Isufi, në emër të “Brigadës 138 Agim Ramadani” dhe në emër të familjarëve të dëshmorëve dhe të familjes së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj, djali i Heroit, Hysen Çekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …