Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka përkujtuar heroin e kombit, Sali Çekaj në 20 vjetorin e rënies së tij në Koshare. Me krenari kujtojmë Heroin e Kosovës, Sali Çekaj i cili ra 20 vite më parë në Betejën e Koshares për lirinë e Kosovës. Sali Çekaj veprimtarinë ushtarake e ndërlidhi me veprimtarinë e tij politike duke u bashkuar në rrugëtim me Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova për liri, pavarësi dhe demokraci”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga LDK në emër të kryetarit Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …