Ministria e Mbrojtjes njoftoi se të martën e 23 prillit do të fillojë intervistimi i kandidatëve, të cilët e kanë kaluar fazën e parë të seleksionimit për rekrutë të FSK-së. Kjo fazë e dytë e përzgjedhjes do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Të gjithë kandidatët duhet të paraqiten sipas planit dhe orarit, i cili është publikuar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes. Kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen intervistës, me vete duhet të kenë letërnjoftimin dhe kuponin e aplikimit. Ministria e Mbrojtjes hapi konkursin për pranimin e 650 rekrutëve të rinj në FSK. Në këtë konkurs aplikuan gjithsej 6759 persona, të cilët i janë nënshtruar fazës së parë të testimit. Nga faza e parë e testimit bazuar në kriteret dhe standardet e përcaktuara për shërbim në FSK, për të vazhduar garën e mëtejme janë përzgjedhur 1029 kandidatë.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …