leoni

Ministri Bytyqi dhe rektorët e Universiteteve dhe Kolegjeve diskutuan rreth qasjes në ”Erasmus”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka takuar rektorët e universiteteve publike dhe kolegjeve private, me të cilët ka diskutuar rreth qasjes në programin “Erasmus +”, në mënyrë që institucionet tona të arsimit të lartë të mund të përfitojnë sa më shumë nga ky program. Ministri Bytyqi, ritheksoi se, programi “Erasmus +” është shumë i rëndësishëm sa i përket mobilitetit të studentëve, profesorëve dhe ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, ndërsa shtoi se, qëllimi i takimit është koordinimi i veprimeve, në mënyrë që të sjellim sa më shumë fonde në Kosovë. “MAShT është e gatshme që, në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë, të hartojë politika që do të ndikonin direkt në ngritjet e kapaciteteve profesionale të stafit akademik brenda institucioneve tona”, theksoi Ministri. Në fund të takimit, ministri Bytyqi dhe përfaqësuesit e universiteteve u dakorduan që të formohet një grup punues me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve të arsimit të lartë, i cili do të merret me trajtimin e problemeve në implementimin e projekteve aktuale, si dhe me hartimin e një plani të veprimit, në mënyrë që të përfitojmë sa më shumë fonde nga programi “Erasmus+”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …