Partia Demokratike e Kosovës, ka përgëzuar institucionet e drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë, për kthimin e kosovarëve që kanë qenë në zonat e luftës në Siri. Në një njoftim për media thuhet se Republika e Kosovës, ka dëshmuar maturinë e vet për t’i dalë në ndihmë secilit qytetar, duke mos i braktisur ata. Sipas njoftimit, PDK vlerëson se shoqëria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e saj kanë qenë jashtëzakonisht të vendosura në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit. Tutje në njoftimin e zyrës për informim të PDK-së, thuhet se fëmijët e Republikës së Kosovës e kanë vendin në shkolla dhe e ardhmja e tyre nuk mund të manipulohet nga askush.
