Policia e Kosovës, ka arrestuar 18 të dyshuar për trafikim me armë gjatë operacionit policor, “Shënjestra”

Nga Siria në Kosovë janë kthyer gratë e fëmijët e atyre shqiptarëve nga Kosova që kishin luftuar atje

Prokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ka njoftuar se katër shqiptarë,  që sapo i kanë kthyer nga Siria në Kosovë,  janë arrestuar dhe kundër tyre  kanë nisur procedurat penale. Ai ka bërë të ditur se ata kanë qenë nën hetime gjatë viteve të kaluara nga Prokuroria Speciale. Të tjerët janë fëmijë të mitur dhe gra dhe sipas ligjit nuk mund të arrestohen. Nga Siria janë kthyer vetëm fëmijët e moshës jo madhore dhe gratë e vajzat, më shumë se 100 syresh, ndërsa familjarët e tyre nuk kanë pranuar të kthehen sepse të gjithë janë të paditur për vepra penale, sikur konsiderohet pjesëmarrja në luftime kundër ‘kasapit të Sirisë, Bashar Assad.  Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë me këtë rast se pas një pune të madhe, autoritetet arritën që të kthejnë nga Siria mbi 100 persona, shumica prej tyre fëmijë.  “Tani është detyrë e jona që t’i rehabilitojmë dhe t’u japim kujdesin e nevojshëm. Por mbështetja për ta tejkalon përgjegjësitë institucionale dhe kërkon solidaritet të gjerë shoqëror,  thotë, ministri Uran Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …