Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e kujton 111 vjetorin e Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe

Haradinaj: Pashkët, për mijëra vjet i kanë bashkuar shqiptarët në vendin e vet rreth vlerave të tyre unike

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët katolikë festën e Pashkëve. Haradinaj ka thënë se kjo festë për mijëra vjet i ka bashkuar shqiptarët. “Pashkët, për mijëra vjet i kanë bashkuar shqiptarët në vendin e vet rreth vlerave të tyre unike. Kjo ditë, që na rrëfen mrekullinë e ringjalljes, të ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen, na kujton se në thelb, sakrifica për të mirën dhe të drejtën është virtyti më i lartë jetësor. Uroj që në këtë ditë të bekuar për besimtarët katolikë, ta ngrisim ndjenjën e respektit për të tjerët dhe t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë. Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergjit, të gjithë shqiptarëve të besimit katolik, si dhe miqve ndërkombëtarë, gëzuar dhe për shumë mot Festën e shenjtë të Pashkëve!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …