Rëndohet në dyqind të vrarë bilanci i tragjedisë në Sri Lanka, në sulmin e kishave Ditën e Pashkëve

Rëndohet në dyqind të vrarë bilanci i tragjedisë në Sri Lanka, në sulmin e kishave Ditën e Pashkëve

Rëndohet në dyqind të vrarë bilanci i tragjedisë në Sri Lanka, ku tri kisha dhe tri hotele u goditën nga shpërthime të organizuara, të dielën e pashkëve katolike. Deri tani autoritetet raportojnë për 207 të vdekur dhe mbi 450 të tjerë të plagosur, që po marrin ndihmën mjekësore në spitalet lokale.  Shpërthimet e kishave thuhet se ndodhën gjatë shërbimeve të Pashkëve dhe në mesin e viktimave mund të ketë edhe turistë të huaj. Imazhet grafike dhe pamjet e ndara në mediet sociale tregojnë shkallën e shkatërrimit pas shpërthimeve vdekjeprurëse të mëngjesit të sotëm.

Një nga shpërthimet ndodhi në Kishën e Shën Anthonit në Kochcikade, Colombo, tjetri në Negombo, që është në veri të qytetit dhe i treti ka ndodhur në kishën që ndodhet në Batticaloa. Tre hotele me pesë yje thuhet se janë goditur nga shpërthimet; ‘Shangrila’, ‘Cinnamon Grand’ dhe ‘Kingsbury’. Kisha e Shën Sebastianit në Katuwapitiya në Negombo publikoi fotografi të shkatërrimit brenda kishës në faqen e saj në Facebook, duke treguar gjak në pllakat dhe dysheme, dhe kërkoi ndihmë nga publiku. Kryeministri i Sri Lanka, Ranil Wickremesinghe do të zhvillojë një takim urgjent pas shpërthimeve, sipas raporteve. Sipas BBC-së, policia ka njoftuar se shtatë persona janë arrestuar.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …