Dragan Bursaç

Dragan Bursaq: Lumnije Musaj hapi vetë varrin për birin e saj 5-vjeçar. Serbët i kishin dhënë afat një orë për ta varrosur

Një mëngjes me diell dhe i bukur në fshatin Mojstir, të Kosovës. Ishte 8 prilli i viti 1999. Një grua, Lumnija Musaj, hap një varr në oborr. Dielli derdhej mbi flokët e saj të bukur, por të pakrehur dhe zbulon një gjurmë të përgjakshme, që del nga shpatullat deri te këmbët. Dhe në kyçin e këmbës së majtë shihet një  plagë e shrapnelit, nga i cili  gjaku në intervale të duhura, me pulsin e zemrës, zgjerohet dhe ujit tokën.

Plaga në këmbë nuk është asgjë, nga ajo plagë që ka në zëmër  ajo  grua derisa po hapte një varr për fëmijën e saj të vdekur, i cili, si një qenie e  vogël e  kuqe, qëndronte pranë saj.  Një mëngjes me diell dhe i bukur, dhe Lumnija gërmon një varr për djalin e saj,  Rinorin pesëvjeçar.

Dhe mbi atë dhimbje të  një nëne, për vrasjen e fëmijës së saj,  qëndrojnë katër ushtarë serbë, të cilët tymosin, qeshin dhe të shikojnë orën. E pra, monstrumët vrastarë kanë arritur një marrëveshje me Lumnijen, në qoftë se ajo me duart e saj hapë varrin për  fëmijën, për më pak se një orë, ata do ta lejojnë  të varros djalin e saj, Rinorin. Nëse jo, atëherë duhet  të marrë trupin e fëmijës me vete dhe të niset në një drejtim të panjohur.

Në atë mëngjes të bukur, Lumnije Musaj, ndodhej pranë trupit të fëmijës së saj, derisa ai rri shtrirë në tokë, mbi barin e athtë  të dimrit. Më  mirë për mua ta varros fëmijën sesa  ta hanë  qentë dhe ta zvarrisin turpin e tij, mendonte derisa  hapte varrin, ndërsa afër saj, kafshët serbe me uniformë qeshin  dhe  hingërizën duke shikuar orën …

Vendosi të vdesë me  fëmijën e saj

Dhe dy ditë më parë më 6 prill 1999, ushtria jugosllave kishte rrethuar fshatin në të cilin popullata shqiptare dhe ajo serbe jetonin bashkë, para luftës. Dhe pastaj filluan bombardimet e targetuara dhe sistematike. Sigurisht, vetëm shtëpitë e banuara nga shqiptarët po goditeshin. Vetëm  pak prej atyre  banorëve kishin mbetur në fshat dhe nuk ishin për në Shqipëri.

Granata e parë vrau në vend vjehrrin tim. E dyta më goditi  mua dhe të tjerët. Unë pashë një shpërthim  gjaku në barkun e fëmijës tim. I thashë vjehrrës sime  të marrë fëmijët e tjerë dhe të ikin  në male. Unë kisha vendosur të vdisja me djalin tim, ka thënë  Lumnija Musaj për BIRN.

Granata e derdhur përgjatë trupit të djalit tim ma ktheu gjithë botën përmbys,  botën e një jete të qetë me dërgoi  në mister. E pra, ushtria Jugosllave e armatosur me granata, e armë vendosi t’i bombardojë  shtëpitë e qytetarëve të saj, fshatarët që asgjë që ka thënë Zoti nuk kishin bërë, vetëm se ata mbanin emra të tjerë.

Rinori pesëvjeçar nuk i ndalon britmat: “Mami, më dhemb shumë”, ndërsa barku i tij tashmë derdhej nëpër dhomë. Nëna, nga gjaku që rridhte nuk ishte në gjendje të përqafonte  fëmijën e saj. Dhe pikërisht në atë moment, Lumnija e sheh pranë vjehrrin e vet  të  vdekur si dhe  fqinjën e saj njëzetvjeçare, Ganimeten.

Lumnija nuk ka më kohë, Rinasi është lidhur me të, e nxjerr nga shtëpia dhe nëpër breshërinë e predhave ikën… ajo bie, ngrihet, ngjitet, ndërsa Rinasi në krahët e saj, merr frymë me vështirësi dhe me zë të molisur thërret të ëmën. Ajo e di, se  nëse ndalon, ai do të vdesë. Në atë agoni, nëna e kupton se edhe ajo është plagosur, dhe sheh se në këmbën e majtë po i pikon gjak. Por ajo nuk është asgjë, e rëndësishme është të shpëtojë  djali ndërsa jeta e tij ende rrjedhë mbi krahët e nënës së vet. Lumnija ndodhet  në agoninë e imagjinatës, e lirë, në mal, larg atyre kafshëve të uniformuara që i gjuajnë dhe i shkatërrojnë,  sepse i konsiderojnë qenie më të ulëta.

Mami, nuk shoh asgjë!

“Mami, nuk shoh asgjë”, dëgjon zërin e heshtur dhe disi një zë tjetër të Rinorit dhe pastaj mbyllet. Një makth, një bark dhe një jetë. Lumnija ndalet  në rrugën e pyllit. Ajo nuk mund të bënte më tej. Nuk kishte më kuptim të vraponte! Me një fëmijë të vdekur në krahë ajo u kthye në fshatin e saj. Tani është e gjitha e pakuptimtë.

Megjithatë, në absurd, ndodhet edhe kuptimi përfundimtar, ta varroste fëmijën ashtu sikur ka thënë Zoti dhe sikur e kanë zakon njerëzit. Lumnija Musaj solli trupin e fëmijës dhe e vendosi pranë trupit të vjehrrit dhe të afërmit. Më pas ajo i shihte ushtarët serbë sesi vëzhgonin, talleshin, poshtëronin dhe  gjuanin me fjalë të mbijetuarit. Gjithsesi, Lumnija nuk kishte më çka të humbiste edhe nëse vdiste. Ajo kishte humbur fëmijën  e saj dhe nuk kishte më dëshirë të jetonte.

Por gjakësorët serbë kanë synime dhe ide të tjera. Plani i tyre ishte që të merrnin trupat dhe t i dërgonin në një drejtim të panjohur, ndoshta edhe pa kthim. Nënë Lumnija në atë kohë luante në fazat e fundit të vdekjes një si vallëzim me vrasësit e fëmijës së saj. Ajo bisedonte me ata për të varrosur trupat e të vrarëve.  Këshilli, në këtë kryevepër të tyre më në fund kishte  lejuar, që ajo të  varroste fëmijën e saj në oborr.

Njëri prej tyre doli dhe u fut në këtë lojë të tmerrshme, kështu që ai vuri në dukje orën.

Ti “shiptare” ke një orë kohë të hapësh, jo vetëm një varr për djalin, por për dy të vrarët e tjerë. Nëse nuk arrin i marrim kufomat.

Pra, Lumnija, ditën e bukur me diell të atij prillit gërmoi jo një, por tre varre me duart e saja, me qëllim që ta mundte  atë orë mallkuar për të varrosur në oborrin e shtëpisë fëmijën e saj, dhe dy të tjerëve,  që trupat e tyre të pushojnë pranë shtëpisë.

Ajo e bëri atë! Kriminelët në uniforma ishin larguar, duke përfillur marrëveshjen. Ajo e varrosi fëmijën për një orë.

Lodrat e Rinorit

Lumnija iku për në Shqipëri, duke përjetuar tmerrin e golgotës së vet dhe të familjes. Ajo  mezi ia doli gjallë,  por megjithatë kishte vënë në vend  dinjitetin e eshtrave të fëmijës së vet dhe dy të tjerëve.

Sot, përveç për kujtimin e vrasjes së djalit,  që nuk do të zhduket kurrë, një kujtesë e përhershme e tmerreve të luftës është edhe plaga në këmbën e saj të majtë. Katër procedura kirurgjike  kishin ndërmarrë mjekët, për t ia shpëtuar këmbën nga amputimi.

Kur ajo u kthye në fshat, shtëpinë e gjeti të  shkatërruar plotësisht. Të tre trupat e varrosur në oborr, ndodheshin atje ku i kishte varrosur gjashtë muaj më parë. Midis tyre ishte edhe trupi i Rinorit të Vogël. Ekspertët e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës i kishin rivarrosur.

 “Është e trishtueshme të kesh në oborr  varrin e fëmijës tuaj, diçka që ju rri në kokë çdo ditë”, thotë Lumnije Musaj.

Nëse Rinasi do t iu kishte mbijetuar plagëve, ai tash do të kishte  kaluar 25 vjet. Ajo koka e vogël e kuqe prej gjakut dhe e vuajtjes, mbi krahët e nënës në atë natë mizore, sot do të ishte një djalë i ri.

Por nuk është!

 

Gjëja më e vështirë për mua është ditëlindja e tij. E kam shumë vështirë kur i shoh mocanikët e tij, thotë Lumnije Musaj.

Duhet të theksohet  se edhe se për këtë krim, nuk është dënuar askush deri më sot. Nuk ka drejtësi, dhe sikur qëndrojnë gjërat, kurrë nuk do të ketë.

Kështu, ushtria jugosllave vepronte me qytetarët e saj, me fëmijë të pafajshëm, të cilët nuk i kishin bërë  asgjë askujt. Kështu, një forcë ushtarake goditi njerëzit. Dhe kështu pjesëtarët e saj po dëfrenin   me një kronometër, duke i dhënë afat për varrosje një nëne për fëmijën e saj të vdekur…

Në ballë të  shtëpisë së Lumnije Musajt qëndron një monument me fotografi të të vrarëve, të birit, vjehrrit dhe fqinjës së saj.

Përveç fotografisë së djalit, Rinorit,  shtrohet  vetëm një pyetje njerëzore:

Çfarë bëri Rinori për ta shkëputur mizorisht nga lodrat e tij?

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …