Kryetari i komunës. së Skenderajt, Bekim Jashari e ka kujtuar dëshmorin e kombit, Driton Veliu, në përvejtorin e 20-të të rënies së tij në altarin e lirisë. “Me krenari për trimërinë e tij në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe sakrificën për lirinë e atdheut, sot kujtojmë dëshmorin e kombit, Driton Veliu, në përvejtorin e 20-të të rënies së tij në altarin e lirisë. Me këtë rast, janë bërë homazhe te varri i dëshmorit të kombit, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, nga nënkryetari i Komunës Nuredin Lushtaku, deputeti i Parlamentit Bekim Haxhiu, familjarët, bashkëluftetarët e dëshmorit, qytetarët, drejtorët komunal dhe asamblistë, për t’iu shprehur mirënjohje të thellë Driton Veliut dhe trimave të tjerë dëshmorë”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …